Siç dihet tashmë, Oaktree është bërë pronar i 99.96% të aksioneve të Interit pasi Steven Zhang nuk arriti të shlyente borxhin ndaj fondit amerikan. Pavarësisht përpjekjeve për ta shtyrë datën e pagesës së borxhit, apo për të gjetur një rifinancim edhe atë për të shlyer borxhin, sipërmarrësit kinez iu desh të dorëzohej dhe nisi zbatimi i pengut mbi aksionet e nerazzurrëve.
Fakti që fondi amerikan Oaktree ka marrë në zotërim 99.96% të klubit do të thotë se ka blerë gjithashtu edhe aksionet e LionRock, një fond me bazë në Hong Kong, i cili më 2019 ishte bërë aksionist i pakicës duke blerë 31.05% përmes një filiali të LionRock Zuqiu (të krijuar në ishujt Kajman), i cili mori në zotërim International Sports Capital të ish-pronarit Erick Thohir.
Por agjencia Reuters ka folur me një zëdhënës të LionRock, i cili ka zbuluar se ky fond ka pushuar së qeni investitor i Interit pasi Oaktree Capital Management finizoi me para Zhangun, pra që më 2021. Për këtë gjë nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar dhe pikërisht këtu qëndron problemi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Çështja Inter-LionRock: çfarë mund të ndodhë
Portali i njohur Dagospia shkruan se FIGC-ut i rezultonte që LionRock ishte aksioner i klubit deri para pak ditësh, para zbatimit të pengut nga ana e Oaktree. Kështu që, nëse zëdhënësi ka deklaruar të vërtetën, do të ishim përballeshim me një nga shkeljet më të mëdha të ligjit sportiv: mos komunikimin e ndryshimit të ortakëve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në deklaratën zyrtare të Oaktree specifikohej se Great Horizon (një kompani luksemburgeze pjesë e zinxhirit të kontrollit të Interit) kishte blerë kontrollin dhe pronësinë e LionRock Zuqiu Limited, e cila zotëronte 31.05% përmes filialit të saj International Sports Capital. Për këtë arsye, fondi amerikan ka mundur të marrë menjëherë në duar 99.96% dhe jo vetëm 68.55% që rezultonte të ishte i Zhang.
Por askush nuk ka komunikuar se LionRock kishte dalë nga skena në momentin e huasë së dhënë nga Oaktree. Nuk është e qartë as se cilët janë aksionistët e kompanisë me bazë në Hong Hong, zëdhënësi refuzoi të zbulojë detaje mbi këtë çështje. Ka mjaftueshëm material që prokuroria sportive dhe prokuroria federale do të duhet t’i studiojnë me kujdes. Kolegët e portalit të njohur Dagospia shtrojnë pyetjen: “A rrezikon Skudetto e yllit të dytë të ndryshojë dorë? Varet. Deri tani skuadra e drejtuar nga Beppe Marotta ka treguar se ka mbrojtje të madhe si në Itali ashtu edhe jashtë saj. Por kjo duket se është vërtet shumë e madhe për t’u fshehur.” “Po klubet e tjera nuk dinin asgjë për tërheqjen e Lionrock nga Interi? Për të bërë Interin të fitojë këtë yllin e dytë kanë bërë aq shumë mashtrime sa që as nuk e dinë më se cilat janë letrat e të mira dhe cilat jo!”, vazhdojnë kolegët e Dagospia duke shtuar se “nëse Juventusi do të kishte kryer një të qindtën e krimeve (të pandëshkuara) të kryera nga Interi, nuk do të ekzistonte më…”
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ndërsa kolegët e të përditshmes tjetër të madhe sportive Corriere dello Sport shtojnë se Great Horizon nuk duket se i ka blerë ato 31.05% të aksioneve tre vjet më parë, sepse në buxhetin e vitit 2021 (të depozituar disa javë më parë, dy vjet me vonesë) nuk është përmendur aspak. Nuk dihet madje as se si do ta kishte paguar, duke qenë se në fund të vitit 2021 kishte më pak se 6 mijë euro cash, ndërsa në fund të vitit 2020 kishte më pak se 50 mijë.
Rregullat e FIGC kërkojnë komunikimin e transferimit të aksioneve të kompanisë që tejkalojnë 10%, ndryshe klubi dënohet me gjobë të madhe ose me penalizimin e pikëve në klasifikim. Të njëjtin detyrim imponojnë edhe rregullat e UEFA-s. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, apo më ndryshe thënë a do të ndodhë gjë në ditët dhe javët e ardhshme, duke qenë se bëhet fjalë për Interin!