E bujshme në Casa Milan, Tare në përpjekje për të arritur kohët: 7 superblerje për të rikthyer Milanin e Madh

Milanistat
4 Min Read

Situata te Casa Milan është tejet e tensionuar dhe nuk njeh qetësi. Me ardhjen e Igli Tares si drejtor i ri sportiv, pritshmëritë janë maksimale, por edhe sfidat janë të jashtëzakonshme. Përveç emergjencës për të gjetur një trajner të ri që t’i japë drejtim skuadrës, Tare do të duhet të zhytet fuqishëm edhe në merkato. Pritet një rinovim i thellë në çdo repart, me synimin për të rikthyer Milanin në majat e futbollit italian dhe evropian.

Rindërtimi i mbrojtjes: Një mur i ri përpara portës

Mbrojtja duket se do të jetë reparti i parë që do të pësojë ndryshime rrënjësore. Me performancat jo bindëse të sezonit të fundit, Igli Tare ka në plan të blindojë prapavijën me lojtarë të rinj dhe me potencial. Në listën e dëshirave, spikasin emra si:

  • Wesley Fofana (Mbrojtës, Chelsea): Një emër i madh, i cili nëse arrihet, do të ishte një goditje e fortë për mbrojtjen kuqezi.
  • Mario Gila (Mbrojtës, Lazio): Ka treguar cilësi dhe pjekuri në kampionatin italian, duke u konsideruar si një profil interesant për të ardhmen.
  • Destiny Udogie (Mbrojtës, Tottenham): Një mbrojtës krahu me aftësi të shkëlqyera sulmuese dhe mbrojtëse, i cili mund të sjellë energji të re në krahun e majtë.

Këto blerje do të synonin jo vetëm të rrisnin cilësinë, por edhe të sillnin freski dhe dinamizëm në mbrojtjen e Milanit.

Mesfusha: zëvendësues me kualitetit për Reijnders

Largimi i mundshëm i Reijnders do të krijonte një boshllëk të madh në mesfushë, ndaj Tare do të duhet të gjejë zëvendësues të të njëjtit standard, në mos më të lartë. Prioritet do të jenë lojtarë që mund të ofrojnë si sasi, ashtu edhe cilësi në qendër të fushës. Priten të paktën dy blerje të reja në këtë repart:

  • Samuele Ricci (Mesfushor, Torino): Një mesfushor i ri me potencial të madh, i cili ka treguar aftësi në ndërtimin e lojës dhe rekuperimin e topave.
  • Giovanni Fabbian (Mesfushor, Bologna): Një profil tjetër interesant nga Serie A, me aftësi të mira në futjet në zonë dhe gjuajtjen nga distanca.

Këta lojtarë do të ishin kyç për të ruajtur ekuilibrin dhe kreativitetin në mesfushën e Milanit.

Sulmi: nevoja urgjente për një bomaber prej të paktën 20 Gola

Reparti i sulmit është ndoshta ai që ka nevojë urgjente për një “bomber” të vërtetë, një lojtar që garanton të paktën 20 gola në sezon. Përveç sulmuesit të talentuar të blerë për rreth 35 milionë euro që në merkaton e janarit, Santiago Gimenez, Igli Tare po shikon edhe drejt opsioneve të tjera për të përforcuar sulmin. Disa nga emrat e spikatur janë:

  • Jens Odgaard (Sulmues, Bologna): Ka treguar aftësi në finalizim dhe lëvizje pa top, duke u bërë një kërcënim i vazhdueshëm për portat kundërshtare.
  • Lorenzo Lucca (Sulmues, Udinese): Një sulmues me fizik të fortë dhe aftësi në duelet ajrore, i cili mund të ofrojë një alternativë tjetër në sulmin kuqezi.

Ardhja e një golashënuesi të tillë është thelbësore për të rritur ndjeshëm potencialin sulmues të Milanit dhe për të siguruar golat e nevojshëm për arritjen e objektivave.

Vera pritet të jetë “e nxehtë” në Casa Milan. Me Igli Taren në krye të operacioneve të merkatos, tifozët kuqezinj shpresojnë për një revolucion që do t’i kthejë lavdinë e humbur skuadrës së tyre të zemrës. A do të arrijë Tare të ndërtojë një Milan të ri dhe konkurrues? Mbetet për t’u parë!

Share This Article
Pa Komente