Lajme të bujshme dhe të rënda mbërrijnë nga shumë anë rreth të ardhmes së klubit kuqezi
Një histori që po ndodh në zemrën rrahëse të futbollit italian, është duke mbajtur pezull tifozë nga e gjithë bota.
Çështja ka të bëjë me të ardhmen korporative të një prej skuadrave më të famshme në botën e futbollit, me AC Milan i cili mjaft papritur dhe në mënyrë të përshpejtuar mund të shohë një ndryshim të skenarëve që kanë të bëjnë me të ardhmen e tij dhe shpresat e miliona e miliona milanistëve kudo në botë. Pasi lajmet më të fundit që vijnë direkt nga Shtetet e Bashkuara hedhin dritë mbi një situatë komplekse që mund të çojë në një revolucion në shtëpinë e kuqezinjve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
E panjohura
Gerry Cardinale, me Red Birdin e tij, prej gushtit të vitit 2022 zotëron aksionet kontrolluese të klubit të Milanit. Sidoqoftë, zërat e fundit që vijnë nga Nju Jorku sugjerojnë se aventura e sipërmarrësit amerikan në krye të klubit mund të përfundojë më shpejt se sa pritej. Fillimisht, fundi i drejtimit prej tij ishte fiksuar për në gusht të vitit 2025, por tani hipotezohet se lamtumira e tij mund të përshpejtohet qysh në shkurt 2025. Elementi nxitës i kësaj hipoteze lidhet me shlyerjen e një kredie të konsiderueshme, e barabartë me 693 milionë euro, shumë kjo e marrë hua prej fondit Elliott, për të blerë kontrollin e kompanisë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Influenca e personazheve kryesore
Një rol vendimtar në këtë çështje i atribuohet Giorgio Furlanit, menaxher prej një kohe të gjatë i Elliott dhe tani tek RedBird, dhe Gordon Singer, anëtarit me ndikim të Këshillit Drejtues Administrativ, falë huasë së dhënë. Pozicioni dhe vendimet e tyre bëhen vendimtare për evoluimin e situatës. Gjithashtu, një figurë tjetër që mund të preket nga ky ndryshim do të jetë edhe Zlatan Ibrahimovic, aktualisht konsulent i Cardinales (Senior Advisor – Këshilltar i Lartë) dhe me një rol të paqartë në Klub i cili mund të reduktohet në rast të largimit të Cardinales.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Skenarët
Kredia në fjalë, e cila fillimisht kapte një shifër prej 560 milionë euro, për shkak të interesit është rritur dhe aktualisht ka shkuar në 653 milionë euro. Kjo situatë do ta shihte, sipas të dhënave, fondin Elliott ta transformonte borxhin e Cardinales në kapital, duke riblerë kështu pjesën më të madhe të klubit me 843 milionë euro nga gjithsej 1.2 miliardë të operacionit të vitit 2022. Kjo do ta linte Cardinale në kontrollin e një kuote më të vogël, rreth 30%, por që do të ndryshonte rrënjësisht balancën e pushtetit brenda shoqërisë.