Gjatë dritares së fundit të merkatos verëore që u mbyll para pak kohësh, një prej objektivave të Milanit gjatë ditëve të fundit ishte blerja e një qendërsulmues puro për të luajtur përkrah Gimenez.
Në fund mbërriti Nkunku, një profil i nivelit të lartë me cilësi të mëdha dhe me peshë ndërkombëtare, por jo një qendërsulmues i mirëfilltë.
Pikërisht për këtë arësye, këto ditë, goxha përpara hapjes së dritares së re të merkatos në janar, Allegri dhe Tare mund të rikthehen në lojë, në kërkim të një tjetër profili. Paratë janë.
Milan, në shënjestër Real Madridi
Një sulmues i zonës së penalltisë, ndoshta duke përfituar edhe nga ndonjë mundësi e leverdisshme merkatoje që mund të lindë. Dhe një nga këto mundësi mund të vijë direkt nga shtëpia e Real Madridit.
Sipas të rejave më të fundit, Los Blancos mund të hapen për shitjen e një prej xhevahireve e tyre që në dritaren e merkatos së janarit.
Në këtë rast, është portali i njohur brazilian O Globo i cili ka zbuluar lajmin, duke zbuluar edhe një detaj shumë interesant në lidhje me të ardhmen e Endrick, xhevahirit brazilian klas 2006.
Sipas raportimeve të kolegëve brazilianë, Carlo Ancelotti – trajneri i Brazilit dhe ish trajner i Real Madridit – i ka sugjeruar sulmuesit të ri të provojë një eksperiencë huazimi në Serie A për t’u zhvilluar dhe për të gjetur më shumë vijueshmëri e qëndrueshmëri.
Në gjueti për të ardhmen
Dy klubet italiane më të interesuara për situatën do të ishin Napoli dhe Milani, të dyja të gatshme për të shfrytëzuar mundësinë nëse Real Madridi do të hapej vërtet për largimin e djaloshit brazilian.
Megjithatë, nuk përjashtohen edhe oferta të tjera mbarëevropiane, duke pasur parasysh interesin e fortë që klasi 2006 po tërheq nga bigët e tjerë evropianë.
Mbetet për t’u parë nëse Milani do të vendosë ta çojë deri në fund këtë goditje duke e kthyer në një objektiv të vërtetë të merkatos për janarin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
