Menjëherë pasi të zgjidhet zyrtarisht çështja e trajnerit, me pankinën që, sipas të gjitha gjasave do t’i besohet portugezit Paulo Fonseca, Milani do të mund t’i kushtojë energji pafund dhe burime të mëdha merkatos. Ndërkohë, objektivat e mëdha janë identifikuar tashmë prej kohësh: trajnerit të ri kuqezi do t’i duhet absolutisht dhuruar një supersulmues titullar, një mesfushor me karakteristika mbrojtëse, një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të djathtë.
E ka konfirmuar Furlani
Ka qenë administratori i deleguar i klubit rossoner, Giorgio Furlani, ai që substancialisht e ka konfirmuar këtë: “Për Milanin e së ardhmes, do të bëjmë gjithçka që të jetë konkurrues dhe do të bëjmë një punë më të synuar në krahasim me vitin e kaluar kur na u desh të bënim një ndryshim të thellë në organikë. Pra, shkojmë të konkurrojmë”. Milani, pra, po përgatitet për një seancë merkatoje, e cila edhe pa shitje, do ta shohë si protagoniste falë menaxhimit ekonomiko/financiar të kujdesshëm dhe preçiz që ka pasur gjatë viteve të fundit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Buxheti
Por për çfarë buxheti bëhet fjalë që do të jetë në dispozicion për të bërë këto blerje të mëdha? Pa llogaritur shitje të tjera të mundshme, Furlani, Moncada dhe Ibrahimoviç do të kenë në dispozicion që nga dita e parë e merkatos rreth 90-100 milionë euro të vetëm kartonave, që rrjedhin pjesërisht nga lamtumirat ‘amortizuese në buxhet’ të Giroud, Kjaer, Caldara dhe Mirante, shitjet e Kruniç dhe Messia si dhe shpagimet e mundshme të De Ketelaere dhe Saelemaekers. E sigurt është se Milani do të riinvestojë gjithçka që vjen si cash flow në merkato, duke u nisur gjithmonë, të paktën në vitet e ardhshme, nga një pozicion dominues krahasuar me konkurrentët e tij në këtë fushë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>