OPINIONI REDAKSIONAL nga Milanistat.com
Savinho, mirë synimi, por Milani duhet të nxitojë ose ta harrojë ëndrrën
Interesimi për një lojtar si Savinho tregon ambicie të mëdha nga drejtuesit e Milanit, por, në merkato, ambicia kur nuk shpejton rrezikon të kthehet në iluzion. Pikërisht në këtë drejtin, është Tottenham ai që ka nisur më herët punë dhe ka ndërtuar tashmë një avantazh të vështirë për t’u kapërcyer.
Formula e propozuar, huazim me detyrim blerjeje mes 50 dhe 55 milionë euro, tregon maturi financiare, por futbolli modern shpesh shpërblen guximin, jo vetëm llogaritjen e kujdesshme. Nëse Milani vërtet e do këtë lojtar, duhet të veprojë me vendosmëri të menjëhershme, jo me hezitim strategjik.
Situata e Leão e bën edhe më urgjente këtë çështje. Nëse portugezi largohet drejt Turqisë, Milani nuk mund të përballojë humbjen e kohës në kërkim të zëvendësuesit. Amorim ka nevojë për cilësi të menjëhershme në krahë, jo për premtime afatgjata.
Sepse Milani nuk mund të vazhdojë të jetë gjithmonë “i interesuar” pa u bërë kurrë protagonist. Koha vetëm e ndjekjes së lojtarëve ka mbaruar; tani duhet vendosmëri konkrete për ta kthyer interesin në një transferim real.
Shpresojmë që drejtuesit ta kuptojnë peshën e momentit dhe të mos e humbasin edhe këtë betejë kundër një rivali që tashmë ka avantazh të qartë në terren. – milanistat.com
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


