MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: E bujshme, anulohet skualifikimi i i Tomorit? Precedenti i pabesueshëm ndez polemikat. Lëvizja që mund të ndryshojë gjithçka: Ja çfarë mund të ndodhë.
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

E bujshme, anulohet skualifikimi i i Tomorit? Precedenti i pabesueshëm ndez polemikat. Lëvizja që mund të ndryshojë gjithçka: Ja çfarë mund të ndodhë.

By
Milanistat
10.02.2025
4 Min Read
Share
SHARE

Në përballjen e fundit të kampionatit, ndeshja mes Empolit dhe Milanit tërhoqi vëmendjen jo vetëm përsa i përket dinamikës së lojës, por për një episod arbitrimi që bëri të shpërthejnë polemika dhe dyshime shumë shumë të mëdha mbi mënyrën e zbatimit të rregullave të futbollit, veçanërisht mbi përdorimin e VAR-it dhe menaxhimin e pozicionit jashtë loje. Në minutën e 55-të, mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, u largua nga fusha për shkak të një kartoni të dytë të verdhë, ndaj një faulli mbi sulmuesin e Empolit, Lorenzo Colombo. Kjo ngjarje jo vetëm që ndikoi në rezultatin e ndeshjes, por ndezi sërish debatin mbi vendimet e arbitrave dhe ndikimin e tyre në ndeshje. Milani më pas e fitoi ndeshjen 2-0, falë xhevahirëve të tij në sulm, mes të cilëve shkëlqeu blerja e re Joao Félix, rreth të cilit po shtohen zëra vërtet të bujshëm, veçanërisht pas lajmeve të fundit që qarkullojnë gjatë orëve të fundit.

Dëbimi i kontestuar në Empoli: faktet

Gjatë ndeshjes mes Empolit dhe Milanit, një episod ka ndarë opinionin publik dhe ka ngritur shumë, shumë pikëpyetje përmbi drejtësinë e vendimeve të arbitrave gjatë një ndeshjeje. Në qendër të polemikave është dëbimi nga fusha i Fikayo Tomorit, mbrojtësit të Milanit, nga arbitri Pairetto. Vendimi për t’i treguar kartonin e dytë të verdhë dhe për pasojë të kuqin Tomorit për një faull ndaj Lorenzo Colombos, ka shkaktuar diskutime të shumta. Megjithëse faulli ishte i dukshëm dhe meritonte një sanksion sipas të gjithëve, padiskutim, ajo që është vënë në dyshim është pozicioni i Colombos në momentin e faullit, me imazhe të ndryshme të ndërprera që sugjerojnë një pozicion të mundshëm jashtë loje. Megjithatë, VAR, i cili ka për detyrë të ndihmojë arbitrin në vendimet më komplekse dhe të diskutueshme, me rregullore nuk mund të ndërhyjë në situatat që përfshijnë kartonin e dytë të verdhë. Ky kufizim në rregullore mund ta ketë penalizuar në mënyrë të padrejtë Tomorin e për pasojë Milanin. Gjatë këtyre orëve ka dalë edhe një precedent që ndez më tej polemikat dhe mund të çojë në një anullim të bujshëm të skualifikimit.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Revokohet skualifikimi? Precedenti që ndez polemika

Duke kujtuar një rast të vitit 2017 që përfshin Sulley Muntarin, i cili u përjashtua padrejtësisht, është e natyrshme të pyesim nëse Milani do të mund ta apelojë përjashtimin e Tomorit dhe nëse po, do të jetë e mundur të revokohet përjashtimi. Në rastin e Muntarit, Gjykata e Apelit të FIGC e pati pranuar ankesën, duke treguar se ekziston një precedent për rishikimin e vendimeve të arbitrave kur ato kontestohen dhe konsiderohen të padrejta. Pyetja e hapur për çështjen Tomori ngre mundësinë e një përballjeje të re me rregullat dhe interpretimin e tyre brenda futbollit italian. Mbetet për t’u parë, sqarojnë kolegët e redaksisë së Sportmediaset, nëse Milani do ta pranojë skualifikimin e mbrojtësit anglez apo do të apelojë. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare në këtë drejtim.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
TAGGED:arbitri PairettoEmpoliFIGCFikayo TomoriJoao FélixLorenzo ColomboMilanSportMediasetSulley MuntariVAR
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?