Casting për drejtorin e ri sportiv të Milanit tani është shndërruar në një telenovelë, siç tashmë ndodh shpesh me gjërat që kanë të bëjnë me klubin Rossoneri. Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga takimet e para në Londër midis Gerry Cardinale, Zlatan Ibrahimovic dhe tre kandidatëve potencialë (Paratici, Tare dhe Berta). Pastaj hyri në skenë CEO Giorgio Furlani që tani po e çon çështjen përpara personalisht.
CARDINALE DHE PARATICI – Por gjatë orëve të fundit telenovela për Drejtorin e ri Sportiv është pasuruar edhe me një episod të ri dhe një prapaskenë të re të bujshme: të hënën e Pashkëve, Cardinale ka takuar Fabio Paratici-n, ish-drejtuesin e Juventusit që para pak javësh pari arritur një marrëveshje verbale me Milanin, por më pas gjithçka dështoi sepse klubi i rrugës Aldo Rossi vendosi të tërhiqej (arsyet janë skualifikimi deri më 20 korrik dhe fakti që ish bardheziu është ende në gjyqin e lidhur me hetimin Prisma). Pavarësisht takimit ballë për ballë me pronarin e Milanit, nuk ka pasur ndonjë kthesë dramatike të ngjarjeve ndaj zërat thonë se ai nuk do të jetë Drejtori i ri Sportiv i Djallit.
FURLANI DO D’AMICO-n – Dështuar me Paraticin, e ardhmja e të cilit duhet të jetë sërish te Tottenham, CEO Furlani, i cili javët e fundit ka pasur kontakte dhe takime me Igli Taren, është rikthyer në lojë për atë që ka qenë gjithmonë i preferuari i tij, që do të thotë Tony D’Amico, DS aktual i Atalantës, me të cilën ka një kontratë deri më 2027. Nuk është rastësi që nga Casa Milan vjen mesazhi se vendimi për Drejtorin e ri Sportiv do të vijë vetëm pas përfundimit të kampionatit. Gjithnjë nëse do të vijë, sepse nuk është për t’u përjashtuar plotësisht skenari sipas të cilit, në fund të fundit organigrama e Milanit të mbetet ajo aktuale. Sidoqoftë, veçantësia në këtë rast është se edhe për çështjen e Drejtorit Sportiv, nuk mungon kaosi i zakonshëm që ka karakterizuar vitet e fundit të Djallit, në brendi të të cilit po shfaqen edhe një herë vizionet e ndryshme “të zakonshme”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>