MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Dorëzohet Milani, Manchester City merr dy: mbyllet për 140 milionë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Dorëzohet Milani, Manchester City merr dy: mbyllet për 140 milionë

By
Milanistat
27.05.2025
4 Min Read
Share
SHARE

Kyqezinjtë mbyllin një sezon makthi dhe tani duket se po shesin gjithçka. Manchester City synon një operacion monstër prej 140 milionë eurosh

S’ka kuptim të fshihesh pas gishtit: ai i Milanit ishte një sezon i dështuar. Një nga ato që nisim me objektiva të mira, me emra të rinj në pankinë dhe premtime për rilançim, por më pas, gjatë rrugës, shkërmoqen mes performancash opake, pikësh të humbura turpshëm dhe një identiteti kurrë të gjendur vërtetë.

Pas eksperiencës me Fonsecën, e cila u mbyll pa ndonjë sukses dhe me më shumë dyshime sesa siguri, edhe gjëegjëza Conceição – e ardhur si një kthesë e mundshme – rezultoi të ishte joefektive. Asnjë tronditje, asnjë rilindje. Vetëm një largim i ngadaltë dhe progresiv prej zonave të klasifikimit që kanë rëndësi.

Përjashtimi nga garat evropiane për sezonin e ardhshëm i vuri vulën një viti për t’u harruar dhe tani klubi kuqezi e gjen veten duke bërë llogaritë jo vetëm me zhgënjim sportiv, por edhe me një situatë ekonomike dhe strategjike që rrezikon të hapë një kapitull të ri: atë të shitjes së lojtarëve big. Sepse pa Champions dhe asnjë shikueshmëri ndërkombëtare, mbajtja e disa emrave bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Dhe merkato, siç e dimë, nuk të pret. Përkundrazi, nuhat dobësitë.

Milan: lamtumirë big-ëve të skuadrës, troket Manchester City

Është pikërisht në këtë kontekst që hyn në lojë interesi i Manchester City-t, që do ta kishte identifikuar pikërisht Milanin si destinacionin ideal për të peshkuar dy figura kyç për projektin e tij. Emri i parë në fletoren e Pep Guardiolës dhe të menaxherëve anglezë është Tijjani Reijnders.

Holandezi, pavarësisht sezonit të vështirë të kuqezinjve, ka treguar cilësi të mëdha dhe e ka shfaqur veten si një nga mesfushorët më të gjithanshëm dhe të plotë në skenën evropiane. City, sipas lajmeve që vijnë nga ishulli i madh britanik, do ta kishte vënë në krye të listës së tij për të forcuar repartin qendror. Milani, i vetëdijshëm për vlerën e lojtarit, do të ishte përgjigjur duke kërkuar të paktën 100 milionë euro për ta lënë të largohet.

Por nuk është e gjitha. Një tundimi tjetër i madh për anglezët sjell emrin e Theo Hernandez, anësorit të mëngjër të mbrojtës sonë, që prej vitesh garanton shtytje, teknikë dhe një kërcënim të vazhdueshëm në krah. Profili i tij, i afruar edhe në të kaluarën me top klubet evropiane, rikthehet me prepotencë nën radarë pikërisht tani që Milani duket i gatshëm të sakrifikojë disa lojtarë për të balancuar llogaritë. Vlerësimi do të ishte rreth 40 milionë euro, duke e çuar operacionin e përgjithshëm në një shifër mbresëlënëse: 140 milionë.

Pa pikë dyshimi, bëhet fjalë për shifra të rëndësishme, të cilat mund t’i mundësonin Milanit të rindërtohet. Por problemi nuk është vetëm ekonomik. Çështja e vërtetë është identiteti. Humbja e dy liderëve teknikë dhe karizmatikë si Reijnders dhe Theo do të thoshte pothuajse zhdukjen e plotë të shtyllës kurrizore të një skuadre që tashmë po përpiqet të ringrihet. Atëherë rreziku është transformimi i një merkatoje mundësish në një supermarket, ku big-ët e skuadrës shndërrohen në shance për kalimtarët e zakonshëm e që kanë mjetet për të paguar menjëherë.

Milani tani është në një udhëkryq. Nga njëra anë, urgjenca për t’u rigjallëruar dhe për tt’u rilançuar, nga ana tjetër, nevoja për të mos humbur atë që i ka mbetur nga vlera e tij teknike. Sepse rindërtimi është gjithmonë i mundur, sigurisht. Por, ta bësh pasi të kesh shitur më të mirët mund të bëhet shumë më e vështirë.

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
TAGGED:AC MilanChampions Leagueishulli britanikManchester CityPaulo FonsecaPep GuardiolaSergio ConceiçãoTheo HernandezTijjani Reijnders
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?