Në botën e futbollit, ku shpeshherë dashuritë janë të shkurtra dhe interesat mbizotërojnë, historia midis Mattia Liberalit dhe Milanit duket si një përjashtim i rrallë – një marrëdhënie që lind nga rrënjët e pasionit të pastër dhe rritet nën dritën e ëndrrave të përbashkëta. E megjithatë, edhe lidhjet më të thella herë pas here arrijnë një udhëkryq.
Mattia Liberali, klass 2007, është një nga diamantët më të pastër që ka prodhuar sektori i të rinjve të Rossonerëve i viteve të fundit. Një lojtar elegant, majtosh i rafinuar dhe me një vizion të jashtëzakonshëm për lojën. Në moshë fare të re, ka treguar jo vetëm talent, por edhe një maturi taktike që pak bashkëmoshatarë e zotërojnë. Shifrat, performancat dhe qëndrimi i tij në fushë e kanë bërë menjëherë të dashur për tifozët Rrossoneri, por edhe një simbol të së ardhmes së klubit.
I rritur në “Casa Milan”, Mattia nuk është thjesht një produkt i akademisë – ai është pasqyrimi më i mirë i filozofisë së klubit: elegancë, përkushtim dhe shpirt loje. Një lidhje që dukej e shkruar në yje. Si në këngën “Un mondo a parte – Një tjetër botë” e Jovanotti – “lascia che ti baci un’altra volta, non come un addio, ma come un benvenuto – më lejo të të puth edhe një herë, jo si lamtumirë, por si mirëseardhje” – historia midis Milanit dhe Mattia Liberalit duket gjithashtu se është në një udhëkryq. Një moment pezull, midis asaj që ka qenë dhe asaj që mund të jetë ende. Një heshtje e çuditshme rrethon të ardhmen e djaloshit. Rinovimi i shumëpritur me po Milanin vonon, shumë-shumë dhe në mungesë të një përgjigjeje të qartë, çdo mundësi mbetet e hapur.
Milani dhe Mattia Liberali: dashuri në udhëkryq
Lidhja e Liberalit me Milanin shkon përtej fushës. Milani ka përfaqësuar për Mattian një shtëpi të dytë që kur ishte fëmijë, duke e shoqëruar në një rrugëtim formësimi jo vetëm në sport, por edhe në jetën personale. Veshja e fanellës Rossonere ka qenë gjithmonë një burim krenarie, një ëndërr e kultivuar me përkushtim dhe sakrificë. Pikërisht për këtë arsye, pasiguria aktuale për të ardhmen krijon një qark të shkurtër emocional, i cili përfshin jo vetëm lojtarin, por edhe ambjentin që e ka parë të rritet.
Një heshtje që bën zhurmë, veçanërisht kur merren parasysh pritshmëritë që sillen rreth një profili si Liberali. Për vite me radhë është konsideruar si një nga perspektivat më interesante të sistemit të të rinjve Rossonerë. Koha për një akord sigurisht nuk mungon, por Milanit shpejt do t’i duhet të vendosë nëse ajo “puthje” e cituar në këngë do të jetë vërtet një fillim i ri apo fillimi i një lamtumire.
Në fund të fundit, disa lloj lidhjesh e sfidojnë kohën dhe pasiguritë. Milan dhe Liberali, ashtu si në këngë: “mano nella mano, noi siamo un mondo a parte – dorë për dore, jemi një tjetër botë”.