Luis Enrique e ka kapur me Donnarummën gjatë ndeshjes PSG-Lyon: është diçka që e nxehu tej mase trajnerin spanjoll
Paris Saint Germain u ka thënë lamtumirë Leo Messit dhe Neymar, ka ka rifilluar duke u mbështetur shumë mbi Kylian Mbappé dhe mbi trajnerin e ri Luis Enrique. Natyrisht, nuk kanë munguar përforcimet e nivelit të lartë të marra gjatë merkatos verore. I fundmi në listë është Randal Kolo Muani, i blerë për 95 milionë euro (përfshirë bonuset).
Midis risish të ndryshme ka qenë edhe konfirmimi i Gianluigi Donnarumma si portier. Pavarësisht disa zërave për një rikthim të mundshëm në Itali për të veshur fanellën e Juventusit, në fund ish Milani qëndroi në Paris dhe është ende titullar. Në katër ditët e para të Ligue 1, skuadra ka arritur dy barazime dhe dy fitore, duke shënuar 8 gola dhe duke pësuar 3.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Lyon-PSG: Luis Enrique nxehet me Donnarummën
Të dielën PSG fitoi 4-1 në Lyon falë golave të Mbappe, Hakimi dhe Asensio. Loja u mbyll që në pjesën e parë, me mysafirët që bënë poker dhe vetëm menaxhuan lojën në pjesën e dytë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pavarësisht suksesit thuajse pa lodhje, nuk ka munguar një moment zemërimi nga ana e Luis Enrique. Trajneri spanjoll u tërbua me Donnarummën, fajtor sepse nuk e mbajti mirë topin me këmbë. Mund të shihet qartësisht se si i ulëret “Mbaje poshtë, mbaje poshtë”. Ish Milani bën një pasim jo aq të bukur e të gjatë, duke e dorëzuar topin direkt te Lyon, në vend që ta pasonte afër për një nga shokët e tij të skuadrës.
Luis Enrique u nxeh shumë me Donnarummën. Goditi me shkelm një frigorifer që gjendej përballë stolit dhe më pas e shprehu zhgënjimin e tij edhe me stafin. Një shpërthim që nuk mund të kalonte pa u vënë re nga Prime Video Sport, që ka shfaqur edhe videon e asaj që ndodhi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ish Milani duhet të përmirësojë përdorimin e topit me këmbë, një aspekt gjithnjë e më i rëndësishëm në futbollin modern. Luis Enrique i ka idetë e qarta se si duhet të luajë portieri dhe ndërtimi nga poshtë duhet të fillojë prej tij, kështu që topat e gjatë përfaqësojnë alternativën e fundit.