Djalli në udhëkryq: mes lojës, merkatos dhe dy çështjeve që kërkojnë zgjidhje në sulm. Torino mund të ndryshojë fate, merkaton dhe të ravijëzojë rrugën Scudetto!

Në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit, kuqezinjtë zbresin në një stadium që prej tre sezonesh u ka sjellë vetëm humbje, pas eliminimit jo edhe aq të rëndësishëm nga Coppa Italia, por me dy “bomba” të ndezura në sulm. Ndërsa në horizont qëndrojnë sfida direkte të rivalëve për titull dhe një merkato janari që mund të përcaktojë ambiciet e vërteta të klubit, sfida me Torinon shndërrohet në një duel që peshon më shumë se tre pikë: është provimi i karakterit, i projektit teknik dhe i vizionit të Milanit për Scudetton, ndërsa sulmi i …

Milanistat
6 Min Read

E ndaluar të nënvlerësohet ndeshja e nesërme kundër Torinos. Skuadra e Juric vjen pas dy humbjeve radhazi dhe vetëm 3 pikëve të marra në pesë ndeshjet e fundit, por kjo nuk e bën sfidën më të lehtë për Milanin. Përkundrazi, kjo është një transfertë që ka sjellë vetëm zhgënjime për kuqezinjtë në vitet e fundit.

Mos e nënvlerësoni Torinon: Historia flet qartë

Në “Stadio Olimpico Grande Torino”, Milani ka humbur në tre sezonet e fundit. Bilanci i përgjithshëm është edhe më i rëndë: 5 humbje në 7 ndeshjet e fundit.

Një makth i vërtetë që vetëm një rezultat pozitiv mund ta shërojë. Për të ndërtuar vazhdimësi, një fitore do të ishte thelbësore, veçanërisht duke marrë parasysh superduelin e mbrëmjes së sotme Napoli–Juventus dhe një transfertë aspak të sigurt të Romës në Cagliari.

Në sfond qëndron edhe rezultati i djeshëm mes Interit dhe Comos, që shton presionin në garën për kreun.

Eliminimi në Kupë: Allegri në bankën e të akuzuarve

Humbja në Kupën e Italisë ndaj Lazios ishte shumë më tepër sesa një eliminim. Ajo nxori në pah dy probleme të mëdha.

E para: Allegri duhet t’i japë skuadrës një plan loje qysh nga minuta e parë. Formati i “mbrohem, pres dhe shpresoj te episodi fitues” nuk funksionon në afatgjatë. Një skuadër që synon të shkojë deri në fund duhet t’I udhëheqë ndeshjet, të diktojë ritmin dhe të imponojë identitetin e saj. Ky Milan, deri tani, e ka bërë shumë rrallë.

E dyta: grupi është i paplotë dhe i dobët për nga pikëpamja cilësore në alternativat e vijës së dytë. Pankina nuk garanton nivel. Për këtë arsye, në një klub me ambicie pyetja është: A është ky Milan me të vërtetë ambicioz? dhe duhet të reagojë fort në merkaton e janarit.

Por nga sa kuptohet, në klubin e rrugës Aldo Rossi nuk ka dëshirë të madhe për të qenë protagonistë. Një qëndrim që në këtë situatë do të ishte gabim fatal. Do të ishte një turp i madh të mos shfrytëzohej ky moment dhe të mos bëhej përpjekja e nevojshme për të luftuar realisht për Scudetton.

Dy “çështje” që shkondin sulmin: e paarrira Gimenez dhe enigma Nkunku

Sot Milani ka dy raste të hapura, të dyja në repartin ofensiv. Dhe të dyja shumë shqetësuese.

Santiago Gimenez: Heshtje, mister dhe komunikim i dyshimtë

Kanë kaluar pothuajse një muaj e gjysmë nga ndeshja e fundit e meksikanit. Gimenez është jashtë për shkak të një problemi në kyçin e këmbës, i paqartë dhe i komunikuar paradoksalisht jo nga klubi, por nga vetë lojtari në rrjetet sociale. Një detaj që nuk kalon pa u vënë re.

Allergi kishte deklaruar publikisht se e priste atë në dispozicion për derbin e 23 nëntorit. Sot, nuk ekziston asnjë datë për kthimin e tij. Ndërkohë, lojtari është kthyer temë diskutimi në rrjetet sociale, në deklaratat e agjentit dhe madje edhe të babait të tij. Menaxhimi i çështjes është të paktën i diskutueshëm.

Nkunku: një objekt misterioz

Në fillim pati një impakt të mirë: fitoi një penallti (jo e akorduar), shënoi një gol në Kupën e Italisë dhe goditi shtyllën. Pastaj gjithçka u shua. Sot nuk mund të flasim më për mungesë forme. Rënia e tij është e vazhdueshme dhe shqetësuese.

Ndjesia është se francezi është bllokuar mendërisht, sikur ka frikë të luajë. Një detaj statistikor që e përmbledh situatën: në tre ndeshjet e fundit, Nkunku nuk ka goditur asnjëherë portën. E fundit daton më 8 nëntor. Për një sulmues, kjo është alarmante.

Futbolli nuk është lojë fshehjeje. Është lojë guximi, përgjegjësie dhe vendimesh. Sot, Nkunku duket pa asnjërën prej tyre.

Merkato: proçesi që nuk duron më vonesa

Në një moment kur gjithçka vihet në pikëpyetje, merkato e janarit duhet të jetë mjeti për t’u ringritur. Të mos investosh tani do të thotë të pranosh mesataren dhe të dorëzohesh para se gara të hyjë në fazën vendimtare.

Milani ka nevojë për cilësi, për thellësi dhe për opsione në stolin e Allegrit. Dy “rastet” në sulm e bëjnë situatën akoma më urgjente.

Torino, prova e së vërtetës

Në Torino, Milani teston veten, karakterin e tij, vizionin e trajnerit dhe strategjinë e klubit. Kjo nuk është thjesht një ndeshje për tre pikë. Kjo është prova e së vërtetës. Një fitore mund të rikthejë besimin dhe të hapë rrugën e ambicies drejt majës. Një tjetër hap fals mund ta zbulojë krizën që miliarda alibish nuk mund ta fshehin.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article