Dilema e Max: kush, përkrah Leaos? Allegri në kërkim të sulmit perfekt

Milanistat
2 Min Read

Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve tani ka mbaruar, me kampionatin gati për të marrë sërish vëmendjen që meriton. Massimiliano Allegri, me përjashtim të të dëmtuarve, ka një grup të plotë gati për të përgatitur sfidën e të dielës në mbrëmje kundër Fiorentinës.

Një ndeshje e rëndësishme, sepse e para pas ndërprerjes gjithmonë mund të paraqesë kurthe të papritura, ndaj skuadra do të duhet të ruajë një nivel të lartë përqendrimi.

Kundër ish Piolit, Allegri do të duhet të kuptojë se si ta riformësojë sulmin. Kanë qenë kolegët e të përditshmes së madhe sportive La Gazzetta dello Sport, që kanë analizuar disa detaje të planit të mundshëm taktik të Rossonerëve kundër Fiorentinës.

Nëse Rafael Leao, gjithmonë nën vëzhgim, duhet të provojë të zhbllokohet, të gjejë ritmin e tij dhe do të nisë titullarë, është për shoqëruesin e portugezt për të cilin Max ka dyshime. Santiago Gimenez apo Christopher Nkunku përkrah Leaos?

Mbetet për t’u parë, edhe sepse dëmtimet kanë futur në lojë edhe atë. Meksikani do të rikthehet në stërvitje vetëm sot pasi ka kryer praktikisht xhiron e botës, francezi nuk është në formën e tij më të mirë dhe mbetet për t’u kuptuar minutazhi që do të ketë ndër këmbë.

Është e qartë se pa Christian Pulisic, do të duhet të modelojë një veshje të re rreth sulmit, edhe sepse pika e referencës ofensive do të mungojë, teksa të gjithë të tjerët, me rradhë, do të duhet të provojnë se e meritojnë fanellën e titullarit.

Gimenez vazhdon të ketë një seri ulje-ngritjesh; Nkunku kur nis nga minuta e parë bën mirë, por vuan kur hyn si zëvendësues.

Janë disa aspekte për t’u marrë në konsideratë, por është e qartë se Allegri në këtë moment do të duhet të mbështetet te kushdo që do t’i japë më shumë besim.

Një marrje- dhënie për të remuar të gjithë në të njëjtin drejtim.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente