Milani po luan në disa tavolina njëkohësisht, nga fusha në merkato, me një javë plot angazhime vendimtare. Kalimi i drejtpërdrejtë për në të Tetat e Finales së Champions League nuk u arrit por sido që të shkojë, shpresat janë. Kuqezinjtë janë gati të japin gjithçka për të arritur objektivin, edhe pse një kalim direkt në të Tetat do të sillte një kënaqësi të madhe. Mirëpo edhe pritja e madhe dhe presioni, natyrisht, po aq intensiv, kanë avantazhet, ashtu si dizavantazhet e tyre.
Nga Champions League në merkato: janë orë shumë të nxehta
Janë padyshim orë shumë të nxehta për Milanin, përsa i përket merkatos. Disa lajme vërtet domethënëse mund të vijnë që këtë mbrëmje, me zhvillime që mund të ndryshojnë fatin e skuadrës. Krahas sfidës së fundjavës së kampionatit, merkato vazhdon të dominojë. Në këtë kuadër, është eksperti i madh i merkatos dhe gazetari i mirënjohur me besim kuqezi, Carlo Pellegatti, ai që hedh një bombë të vërtetë merkatoje, duke hedhur lajmin që ka ndezur menjëherë entuziazmin dhe kureshtjen e tifozëve. Orët e ardhshme premtojnë të jenë vendimtare, me Milanin gati për të bërë lëvizje të rëndësishme në disa fronte, si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pellegatti hedh bombën: “M’a kanë konfirmuar”
Carlo Pellegatti, një zë autoritar në panoramën futbollistike milaniste, ka përgënjeshtruar së fundmi zërat që shihnin Samuele Ricci-n të transferohej te Milani që tani, në merkaton e janarit. Ndryshe nga sa u raportua nga disa kolegë të tij, Pellegatti ka sqaruar se, sipas informacioneve që ai dispononte, nuk do të ndodhë një transferim i menjëhershëm i lojtarit. Mohimi vjen pas deklaratave në disa medie sipas të cilave Ricci jo vetëm që do të bashkohej me kuqezinjtë, por do të merrte pjesë edhe në derbin e ardhshëm qytetas. Pavarësisht përgënjeshtrimit të një transferimi në janar, Pellegatti mban gjallë vëmendjen për blerjen e mundshme të Ricci, duke treguar edhe merkaton verore si kohën më të mundshme për operacion. Deklarata e tij thekson se si, pavarësisht zërave për një transferim të menjëhershëm janë mohuar, Milani nuk e ka humbur interesin për talentin e ri. Ky skenar hap një dritare për negociatat afatgjata që mund të materializohen gjatë muajve në vijim.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>