Mes sigurive dhe dyshimeve, Milani ka nisur të planifikojë sezonin e ardhshëm. Skuadra do të duhet revolucionarizuar, do të ketë shumë lamtumira dhe po aq të reja. E teksa në prag të ndeshjes së të dielës kundër Atalantës nuk do të ketë asnjë top player, vlerësime duhen bërë se kush duhet mbajtur dhe kush duhet shitur. Nuk do të jetë e lehtë të vlerësohet se kush është brenda projektit dhe kush jo, por se si të planifikohet më së miri merkato dhe këto arsyetime duhen bërë.
Dëshiron vetëm Milanin
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Përgjatë gjithë sezonit është folur për faktin se ata që duhet të ishin liderë të skuadrës të tillë nuk kanë qenë dhe se kjo do t’i detyronte drejt shitjes. Klubi ka bërë vlerësime të mëdha në këtë drejtim, por përveç zgjedhjeve në kastën drejtuese, nuk mund të anashkalohet as vullneti i lojtarëve. Pikërisht në këtë drejtim, lajmet më të fundit flasin për Rafael Leaon, me lojtarin që do të kishte shprehur dëshirën e tij të madhe për të qëndruar te vetëm te Milani. Në fakt, pas golit dhe asistimit të dhënë në Udine, portugezi do të donte ta tërhiqte djallin në këtë pjesë të fundit të sezonit, për të synuar më pas diskutime të reja vitin e ardhshëm.
Leao mes shkëlqimit dhe hijeve
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Sezoni i portugezit nuk ka qenë më të mirët. Në fakt, pavarësisht 9 asisteve, portugezi ka shënuar vetëm 7 gola këtë vit. Shumë pak për një lojtar me një klas kristalor si i portugezit. Një tjetër fakt befasues është se Leao duket krejtësisht i paaftë për të shënuar në San Siro. Kështu, goli i fundit i portugezit në shtëpi daton në barazimin 3-3 kundër Salernitanës, më 25 maj 2024.