Jemi në atë javë kur më në fund pushimet mbaruan dhe në horizon kanë nisur të numërohen minutat pas: po i jepet dora e fundit përgatitjeve për derbin e Madoninës.
Takimi i të dielës mbrëma në San Siro, i pari kundër të dytit në klasifikim, sfidë gjithmonë tërheqëse dhe shumë e ndjerë këtyre anëve.
Kuqezinjë janë afër rikuperimit të figurave kryesore, sot (e martë, 18 nëntor), pas një muaji mungese, pritet të rikthehet në grup Adrien Rabiot, për stërvitjen e pasdites.
Një rikuperim shumë i rëndësishëm, sepse është një Milan me dhe një Milani pa francezin.
Janë shifrat që e thonë. Bashkë me të do të jetë edhe Pulisic, një tjetër lojtar Djallit i ka munguar shumë dhe ka mundësi madje, edhe për Santi Gimenez.
Ndërkohë që Ardon Jahari po e përmirëson ndjeshëm gjendjen atletike dhe kush e di, ndoshta midis derbit dhe ndeshjes tjetër kundër Lazios do t;ia arrijë të luajë titullar pas miqësores kundër Virtus Entella, ku falënderoi Allegrin që e priti dhe e organizoi atë ndeshje për të.
Derbi shumë i rëndësishëm, po, por jo vendimtar për dy arsye. E para ka të bëjë me datën në kalendar.
Jemi ende në nëntor dhe gjërat nuk mund të jenë ende përfundimtare.
Thelbësor, po është, sepse në rast të një fitoreje apo barazimi nga ana e Milanit të dyja skuadrat do të mbeteshin të ngjitura për nga distanca e pikëve.
Ndërsa në rast humbjehe, kuqezinjtë do të shkonin -5 dhe për herë të parë do të hapej një diferencë e rendësishme me kreun e klasifikimit.
Milani, sipas të gjithëve, nuk është ende për titull, por kur vesh fanellën kuqezi, nuk mund të tërhiqesh më pas.
Detyrimi për ta provuar është në ADN-në e këtij klubi. Dëgjoni fjalët e Modric në lidhje me këtë gjë.
Por pas një muaji e gjysmë, pikërisht në janar, do të hapet merkato e riparimeve, ku Milani do të përpiqet të ndreqë një gabim të bërë në verë.
Sepse mungesa e një sulmuesi në zonën e penalltisë ka qenë e dukshme që nga muaji i qershorit, kur klubi e pati bërë të qartë se dëshironte të blinte një lojtar me karakteristika të caktuara.
Pastaj mbërriti Nkunku, me një kosto shumë të lartë, por me të tjera cilësi. Tani ose do të kthehemi te kërkesat e qershorit, domethënë të përpiqemi të sigurojmë një sulmues fizikisht të fortë, të aftë për ta ngritur skuadrën lart, në mbulimin e topit në zonën sulmuese dhe të zoti për të shënuar gola. Do të jetë e lehtë? Aspak, veçanërisht në janar.
Por drejtori sportiv Igli Tare është në punë tashmë për të bërë të mundur që në Milanello të mbërrijë njeriu i duhur.
Për fat të keq, nuk ka konfirmim përsa i përket Lewandowskit për dritaren e merkatos së riparimeve dimërore, që do të thotë se do të kishte qenë perfekt për Milanin, por Barcelona nuk e lë të shkojë, teksa edhe paga e tij është mjaft e lartë për aktat e klubit të rrugës Aldo Rossi.
Por në verë gjërat mund të ndryshojnë, mirëpo kjo është një tjetër histori.
Pak shanse për Icardin apo Pellegrinon e Parmës, ashtu si edhe për Zirkzee, emra që gjatë orëve të fundit janë afruar me insistim pranë formacionit milanist.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
