Milani dhe Interi protagonistë të një derbi të ri pas atij në finalen e Superkupës. Të dy synojnë një talent nga Serie A
Nga njëra anë e qytetit, dëshira për të fuqizuar organikën aktuale dhe për të mbështetur sa më shumë punën e Sergio Conceicaos. Nga ana tjetër e qytetit, ajo e mbrojtjes së tyre në prag të një largimi të mundshëm të Davide Frattesit. Pas derbit në finalen e Superkupës së Italisë, Milani dhe Interi janë gati të përballen sërish me njëri-tjetrin. Por, kësaj here, në merkato. Po, sepse në shënjestër të të dy klubeve ka përfunduar një lojtar që aktualisht luan në Serie A, gjithnjë e më vendimtar për ekipin e tij aktual dhe tani gati për të luajtur në skena gjithnjë e më prestigjioze.
Fjala është për Morten Frendrup, autorin e golit që i mundësoi Genoas të mposhtë Parmën, ditën e dielë dhe të fitojë tre pikë themelore në vrapin e saj drejt shpëtimit. Për 23-vjeçarin danez ky është goli i dytë në kampionat, duke llogaritur edhe atë të shënuar ndaj Cagliarit më 24 nëntor. Lojtari klas 2001 është rritur në mënyrë eksponenciale në muajt e fundit deri në pikën sa është kthyer në shtyllën kryesore të Grifone-s: një titullar i përhershëm nën drejtimin e Alberto Gilardinos, mesfushori ka ruajtur statusin e tij të paprekshëm edhe me ardhjen e Patrick Vieira në pankinë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kuqezinjtë e ndjekin tashmë prej disa kohësh dhe, në dritën e vështirësive të rishfaqura gjatë ndeshjes së barazuar të së shtunës si dhe mospërdorimit të Ismael Bennacer, së shpejti do të përpiqen të bëjnë sërish përpara me qëllimin për t’ia dhuruar lojtarin Conceicaos dhe duke i ofruar trajnerit portugez një alternativë të vlefshme për dyshen titullare të përbërë nga Youssouf Fofana dhe Tijjani Reijnders. Por, për t’ia arritur suksesit të goditjes, megjithatë, do të jetë e nevojshme të mposhtet konkurrenca e Interit dhe të plotësohen kërkesat ekonomike të Grifones.
Deri pak ditë më parë, zikaltrit mendonin të mos ndërhynin, duke e konsideruar skuadrën që kishin mbledhur në verë si tejet konkurruese. Por largimi i mundshëm i Frattesit (e pret Roma) i ka prishur planet e Giuseppe Marottës, duke e detyruar të kërkojë një zëvendësues të mundshëm për ish Sassuolon. Zgjedhja, në këtë kuptim, ka rënë mbi Frendrup, i cili është shumë i pëlqyer nga Simone Inzaghi, që ia vlerëson cilësitë si në rikuperimin e topit ashtu edhe në ndërtimin e manovrës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kuqeblùtë, nga ana e tyre, në bazë të një kontrate të vlefshme deri më 2028, do ta shesin vetëm rast të një oferte më të madhe se 20 milionë. Kjo shifër do t’i mundësonte klubit ligur të arrinte një fitim të madh, duke qenë se për ta blerë nga Brondby në janar 2022, ka harxhuar vetëm 4 milionë. Doreza e sfidës tashmë është hedhur.