Milani nuk ka të drejtë të kënaqet: derbi i Milanos, edhe nëse serviret “vetëm” si një sfidë midis dy skuadrave qytetëse, është gjithmonë vendimtar.
Ky mesazh vjen jo vetëm si motivim për lojtarët, por edhe si thirrje për tifozët: për të rindërtuar atë entuziazëm që me kalimin e kohës është zbehur.
Një histori për t’u rishkruar: Derbi është më shumë se një ndeshje
Po, sepse derbi i Milanos nuk është thjesht një sfidë mes dy ekipeve, ai është provë identiteti.
Ashtu si në kohët e vjetra, ajo që ndodh në derbi mund të përcaktojë jo vetëm momentin, por edhe synimet afatgjata të Milanit.
Edhe sepse entuziazmi i tifozëve, i avulluar pas Scudettos të 2022-shit, duket sikur me ardhjen e mister Massimiliano Allegrit është ringjallur dhe derbi është mundësia për ta rikthyer në shkallën më të lartë.
Chivu vs Allegri: dueli mendor para ndeshjes që mund të vendosë kampionatin
E në fakt, Christian Chivu, trajneri i Interit, dhe Massimiliano Allegri do të luajnë një betejë taktike dhe emocionale.
Allegri – me përvojën e tij – është cilësuar si “bels suo forte” në këtë derbi: ai e ka rindërtuar thuajse plotësisht Milanin që “kishte humbur shpejtësi”, duke rikthyer një strukturë të qartë.
Në të njëjtën kohë, Interi njihet për sulmin e tij dhe për prirjen për të luajtur me iniciativa agresive dhe Chivu që shfaqet tejet i kujdesshëm.
Silva dhe Lewandowski në skenë: përvojë për të shpejtuar rikthimin e madh
E duke folur për ringritjen e Milanit, të cilës do t’I shërbejë edhe superndeshja e javës që do të zhvillohet të dielën, në qendër të debatit milanist po rikthehet tema e merkatos, ku po qarkullojnë emrat e Thiago Silva (41 vjeç) dhe Robert Lewandowski (37 vjeç) si opsione për janarin.
Edhe pse janë lojtare përvoja, këta “kuaj race” mund të kenë kuptim si përforcime që ndihmojnë menjëherë, por jo si zgjidhje afatgjatë.
Nëse Milani do t’i sjellë seriozisht në Milanello, atëherë ky do tëishte një mesazh jo thjesht për sezonin, por për ambicien e rikthimit të madh.
Situata tashmë është e qartë: “Ndalohet të kënaqemi”.
Milan duhet të qëndrojë i “ngjitur” me shinat e fituesve, sepse projekti është ende në fazë zhvillimi dhe çdo hap pas mund ta shkatërrojë vizionin e krijuar.
Në veçanti, duhet punuar me qëndrueshmëri dhe moral: tifozët duan më shumë se fjalë, duan edhe rezultate që të dëshmojnë rikthimin.
Për Milanin ky nuk është një derbi si të tjerët: është një pikë kthese, një test ambicieje dhe një mundësi për të rikthyer identitetin e madh kuqezi.
Ndaj dhe nuk mjafton të mjaftohemi me mesataren: duhet të godasim, të luftojmë, të fitojmë dhe, në rastin më të mirë, ta tronditësh skenën.
Allegri ka bërë një punë të madhe për ta rikthyer Milanin në rrugën e duhur, por kjo nuk do të thotë se ka luksin për të pushuar.
Bashkë me lojtarë me përvojë dhe me një sprovë simbolike si derbi, klubi ka në dorë shansin për të rikthyer lavdinë dhe krenarinë.
Në Milani, të kënaqesh është e ndaluar — sepse madhështia kërkon gjithmonë e më shumë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
