Dëmtimi Jashari, kur do zbresë në fushë: e njofton vetë Allegri

Milanistat
2 Min Read

Ka qenë Tomori ai që është stërvitur me grupin vetëm gjatë ditës së djeshme, pasi pati humbur gjithë javën e stërvitjes me skuadrën.

Për këtë arsye Allegri nuk është i sigurt në do ta aktivizojë sot kundër bianconerëve: mund të jetë një rrezik, por në të njëjtën kohë, vetë anglezi ish Chelsea paraqet një siguri për Milanin sot, së bashku me Gabbian dhe Pavlovic. Po zhvillohen vlerësimet e duhura.

Mirëpo gjatë gjithë javës është stërvitur Rafael Leao, diçka që nuk e ka bërë që nga mesi i gushtit, kur dëmtoi pulpën e këmbës. Ndërkohë që lajme jo edhe aq të mira vijnë nga një tjetër front.

Ndërkohë, Jashari…

Siç u njoftua nga vetë Allegri në konferencën e tij për shtyp, rikuperimi i talentir Rossoner do të zgjasë edhe një muaj.

Disa lajme që patën dalë nga Milanello gjatë ditëve të fundit kishin folur madje edhe për një rikthim të mundshëm pas ndërprerjes së tetorit, pra që javën tjetër.

Por, mesa duket, nuk është ashtu. Në fund të gushtit, pas një përplasjeje në stërvitje me Santiago Gimenez, Ardon pati thyer fibulën. Për fat të mirë, bëhej fjalë për një frakturë e përbërë rikuperimi i të cilës u vlerësua në një muaj e gjysmë, por faktet tregojnë se do të duhet pak më shumë kohë për ta parë përsëri në stërvitje me shokët e tij të ekipit.

Ndërsa për ta parë në fushë, ka të ngjarë të diskutohet vetëm nga fundi i nëntorit. Në formën e tij më të mirë Allegri do ta ketë vetëm në fillim të 2026.

Ndërkohë, megjithatë, të gjithë mund të rrimë të qetë: me Modric, Rabiot, Fofana, Loftus-Cheek dhe Riccin, mungesa e zviceranit, blerja shumë të shtrenjtë e verës, nuk do të ndihet.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente