Një nisje e pafat për Ardon Jasharin. Blerja më e pritur e verës, i ardhur nga Club Brugge për 35 milionë euro pas dy muajsh negociatash, pësoi një dëmtim serioz gjatë stërvitjes para ndeshjes kundër Lecces. Dëmtimi ndodhi pas një përplasjeje të rastësishme në stërvitje me Santiago Gimenez, i cili i pati kushtuar edhe një gol kundër në Via del Mare, por që më pas u anulua për pozicion jashtë loje.
Ndalesa është pak a shumë e gjatë, por Milani tashmë ka përpunuar një program shumë të qartë për rikthimin e Jasharit në fushë. Debutoi kundër Cremoneses në Serie A: Allegri e futi në pjesën e dytë në vend të Luka Modric për dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, por nuk pati shumë mundësi për të shkëlqyer. Kishte nevojë për kohë për t’u ambientuar, por dëmtimi i ndërlikoi paksa gjërat.
Për fat të mirë, kohët e rikuperimit do të jenë më të shkurtra: ishte rreziku që ta humbisnim për gjithë sezonin nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe.
Kohët e rikuperimit të Jasharit
Milani pret ta rishohë në fushë Jasharin për dimër. Por në formë të plotë mund të rikthehet për ndeshjet që nisin në fillim të 2026. Pritet të nisë stërvitjen disa javë më herët, si gjithmonë me seanca individuale dhe më pas me grupin pak para se të rizbresë në fushë. Një udhëtim i gjatë, sigurisht, por i nevojshëm për t’u rikthyer sa më shpejt që të jetë e mundur.
Dëmtimi i Jasharit, për momentin, zgjidh një problem për Allegrin. Zvicerani, i lavdëruar edhe nga Granit Xhaka disa ditë më parë në kombëtare, është gjithmonë një organizator, ashtu si edhe Samuele Ricci. Të dy janë perfektë së bashku sepse plotësojnë njëri-tjetrin: luajnë të njëjtin rol por në mënyra të ndryshme dhe kjo i bën një çift potencialisht perfekt.
Por, për momentin, në atë rol Allegri sheh Luka Modric, pavarësisht një karriere të tërë te Real Madridi si mesfushor sulmues. Me sa duket, trajneri livornez preferon në ato zona të fushës lojtarë më muskulozë si Fofana, Loftus-Cheek dhe Rabiot.
Menjëherë sapo të rikthehet Jashari, pra, duhet zgjidhur kjo enigmë, por ai që që rrezikon seriozisht të humbasë shumë hapësirë është Ricci, i përdorur nga Allegri vetëm gjatë minutave të fundit kundër Lecces dhe si mesfushor gjysmëanësor
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
