Pas shumë javësh ku u dëgjuar shumë zëra, më në fund Davide Calabria ka gjetur një sistemim për të vazhduar karrierën e tij. Dukej mjaft i çuditshëm fakti që kishte mbetur pa skuadër, pas eksperiencave me Milanin dhe Bolognan.
Pas skadimit të kontratës së tij me klubin Rossoner qershorin e kaluar, pritej që të gjente mjaft shpejt një projekt të ri sportiv. Në veçanti, ishte normale të pritej që të firmoste për një skuadër tjetër në Serie A. Një mbrojtës anësor me përvojën e tij do të kishte qenë i dobishëm për disa trajnerë. Por nuk ndodhi ashtu; lojtari do të rinisë nga Greqia.
Merkato, Davide Calabria në Greqi: detajet
Calabria ka arritur një akord me Panathinaikosin: një kontratë trivjeçare. Mbërriti dje mbrëma në Athinë, gati për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për të firmosur.
Calabria shqyrtoi disa mundësi, por dëshiroi një projekt jashtë vendit dhe zgjodhi atë që e bindi më shumë. U diskutuan edhe kampionate më prestigjioze, si Premier League, La Liga dhe Ligue 1, por në fund ai zgjodhi Superligën Greke. Të shohim si do të shkojë.
Në një nga derbet e Athinës, do të përballet me Luka Jovic, që u largua me parametër zero nga Milani për të firmosur me AEK-un e Athinës. Do të jetë bukur për të dy që të takohen përsëri, si kundërshtarë në një kampionat tjetër.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
