Është një kantier i hapur Milani i këtyre kohëve. Deri tani, klubi – përveç arkëtimit të 22 milionëve të paguara nga Atalanta për blerjen përfundimtare të kartonit të Charles De Ketelaere – ka dhënë në huazim Marko Lazetic te Backa Topola dhe i ka thënë lamtumirë 4 lojtarëve në skadencë kontrate. Ndërkohë, në qytet ka zbarkuar edhe trajneri i ri Paulo Fonseca, të cilit drejtuesit e kuqezinjve synojnë t’i japin përforcime të shumta që synojnë të përforcojnë të gjitha repartet dhe ta bëjnë skuadrën më cilësore se sezonin e kaluar.
Kastigu që synonte identifikimin e zëvendësuesit të Olivier Giroud ka përfunduar zyrtarisht. Reflektorët janë përqëndruar mbi Alvaro Moratën, i cili, gjatë një bisede telefonike që ka patur së fundmi me Zlatan Ibrahimovic, është hapur për lëvizjen në Milano. Për 31-vjeçarin (titullar fiks i Spanjës gjatë finaleve të Europianit) është gati një kontratë trevjeçare me vlerë 5.5 milionë neto dhe një rol protagonist absolut në skakierën e trajnerit portugez. Goditja do të realizohet në fund të eventit kontinental, ku Atletico Madrid do të arkëtojë 12 milionët e parashikuara nga klauzola çliruese.
Përsa i përket mesfushorit, i preferuari i drejtuesve korrespondon me emrin e Yossouf Fofana. 25-vjeçari, autor i 4 golave dhe po aq asisteve në 32 paraqitje në edicionin e fundit në Ligue 1, pëlqehet shumë për aftësinë e tij të dyfishtë për të rikuperuar topa dhe për të finalizuar aksionet.
Monaco, nga largimi i tij pret të përftojë 25 milionë ndërsa Milani gjatë negociatave do të përpiqet ta mbyllë me shifra më të reduktuara. Sidoqoftë, në horizont duket tym i bardhë. Priten edhe dy goditje në lidhje në prapavijë. Profilet e ekzaminuara janë ato të Emerson Royal dhe Strahinja Pavlovic.
Mbrojtësi anësor në pronësi të Tottenhamit ka një vlerësim më shumë se 20 milionësh. Mbrojtësi, i lidhur me Salzburgun deri më 2027, kushton rreth 25 milionë. Së fundi, ka me shumë gjasë do të ndodhë edhe rikthimi në bazë i një njohje të vjetër të popullit milanist.
Klubi në fakt po vlerëson konkretisht idenë e rimarrjes së Alessandro Plizzari, i rritur në sektorin e të rinjve kuqezi dhe nga viti 2022 mbrojtësi ekstrem i Pescaras dhe aktualisht i regjistruar në kampionatin e Lega Pro.
24-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për Ternana, Livorno, Reggina dhe Lecce e më pas ka hedhur rrënjë në skuadrën bardhekaltër. Rikthimi në Milanello duhet të konsiderohet i besueshëm, edhe për çështje listash. Në skuadrën e Fonsekës ai do të luante rolin e portierit të tretë pas Mike Maignan dhe Marco Sportiello, duke zënë kështu vendin e Antonio Mirantes të cilit nuk iu rinovua kontrata.
Plizzari konsiderohej një i ri premtues i futbollit italian, por më pas nuk i përmbushi pritshmëritë. Portieri ende mund të rikthehet te kuqezinjtë, marrëveshja duket mjaft e besueshme.