MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Costacurta dhe Milanizmi i humbur. Rrëfimi e Gallianit: “Ishte i vetmi që…”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Amarcord

Costacurta dhe Milanizmi i humbur. Rrëfimi e Gallianit: “Ishte i vetmi që…”

By
Milanistat
03.05.2025
3 Min Read
Share
SHARE

Milanizmi i Alessandro Billy Costacurta në një histori: na ndihmoni ta përhapim dhe të rikuperojmë ADN-në rossonero që po humbet!

Me përzënien e Paolo Maldinit, Milani ka humbur atë edhe që i kishte mbetur nga ADN-ja e tij rossonere. Kemi disa vjet rresht që përsërisim me obsesivitet se nevojitet të rikuperojmë paksa MILANIZËM të shëndetshëm, por duket se klubi shkon gjithmonë në drejtim të kundërt. Të lodhur nga ankesat, kemi vendosur të bëjmë diçka më konkrete: të hapim një rubrikë të re me histori dhe dëshmi nga e kaluara, në mënyrë që të mos i humbasim gjurmët e atij Milani berluskonian që na bëri të mëdhenj. Shumë shpesh do të gjeni një artikull mbi Milanizmin e shëndetshëm në rubrikën AMARCORD.

Sot do ju tregojmë për MILANIZMIN E ALESSANDRO COSTACURTA-s, përmes një ngjarje të kohëve të kaluara të treguar nga… as më shumë e as më pak, por, nga i madhi Adriano Galliani: “Costacurta është i vetmi lojtar, në pothuajse 30 vjet te Milani, që hynte në zyrë dhe firmoste kontratën në të bardhë, betohem që është e vërtetë. Të tjerët bënin sikur firmosnin kontratën në të bardhë, por në realitet bënin luftë. I vetmi që firmoste kontratën në të bardhë dhe më thoshte të vija vetë shumën ishte Billy sepse e dinte se do të më vinte në siklet të madh. E merrte vesh se sa shkonte kontrata e tij vetëm kur i jepnim kopjen e tij”.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Sipas mendimit tonë, duhet rikuperuar absolutisht kjo frymë. ‘Prioritet për AC Milan’, do të thoshte Rino Gattuso, një tjetër shembull i shkëlqyer i Milanizmit. Ne duhet të rikuperojmë atë bërthamë të fortë milanistësh, të rritur te Milani. Duhet të rikthehemi e të bëjmë që gjaku rossonero të rrjedhë përsëri në venat tona. Duhet të kultivojmë dhe ta blindojmë të gjithë gjeneratën tontë të re, nga Torriani te Bartesaghi, nga Zeroli te Liberali dhe Camarda. Apeli ynë është: ‘Bëjnini të luajnë, lërini të rriten, mbështetuni mbi ta!’

Na nevojiten lojtarë të lidhur me fanellën, që bëjnë gjithçka për të qëndruar te Milani e për të fituar këtu. Klubi duhet të kthehet në jetë një pikë mbërritjeje, jo një pikë nisjeje apo një pikë tranziti. Alessandro Costacurta, për miqtë Billy, tani është 59 vjeç dhe ka qenë një ndihmës besnik i Franco Baresit dhe Paolo Maldinit. Lombard i kulluar, Costacurta ka kaluar 27 vjet me fanellën e Milanit, 21 prej të cilave në Skuadrën e Parë, me 663 ndeshje zyrtare të luajtura me fanellën kuqezi. Billy është lojtari i tretë me më shumë ndeshje në historinë e klubit. Vinte dhe firmoste rinovimin e kontratës në fleta krejt të bardha! Duam të rikthehemi e të kemi BURRA KËSHTU!

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Forca Kapiten, populli kuqezi i bashkuar, bën tifozllëk për ty!
Milan-Barcelona 4-0 (’94), kronika e një ndeshje perfekte
Milan 6 – 0 Inter: nata kur Djalli kërceu mbi Hënë
Redondo te Milani: nga dëmtimi i rëndë te triumfi në Kupën e Italisë dhe lamtumira me Baggion
Lamtumirë Theo, të kemi dashur vërtet
TAGGED:AC MilanADN rossoneroAdriano GallianiAlessandro CostacurtaAMARCORDBartesaghiCamardaFranco BaresiLiberaliMilani berlusconianMilanizmiPaolo MaldiniRino GattusoTorrianiZeroli
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Merkato Milan

Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?