As djem të mençur si unë nuk mund të shpjegojnë saktësisht se çfarë ndodhi në një nga javët më të pabesueshme që kam përjetuar duke shkruar për sportin në përgjithësi dhe për Milanin në veçantësi, në gati tre dekada. Një goditje elektrike, dakord. Disa axhustime në aset, ok, në rregull (por ai Reijnders i rikthyer paksa, me Bennacer të zhvendosur me Fofana paksa si jashtë roli, në pjesën e parë të ndeshjes kundër Juves, nuk funksionoi…). disa korrigjime taktike, ok. Megjithatë, këto nuk janë elementë të mjaftueshëm për të kuptuar sesi Milani që mbërriti në vendin e katërt në Riad, të kthehet i pari në Milano, me Superkupën në krahë, pasi ka shënuar 5 gola kundër bardhezinjve dhe zikaltërve. Alkimi, energji, fati… Sa herë kemi pritur për një kthesë që nga janari i 2023-it? Sa herë e kemi mashtruar veten duke menduar se ajo humbje mund edhe të ishte fitore, apo ajo fitore ngjante si një humbje? Hendeqet në skuadër në të vërtetë nuk u verifikuan kurrë dhe kuqezinjtë vazhduan të lundronin me shikim midis valëve dhe qetësisë, midis diellit dhe stuhisë, pa pasur kurrë një rrugë të saktë, një qëllim të besueshëm.
Sergio Conceiçao mund të ketë gjithë fuqinë e botës, mund të jetë një Conte i vogël, nipi i Capellos, bëni çfarë krahasimi të doni, por nuk ka shkopinj magjik në futboll dhe personalisht nuk kam besuar kurrë te fati, përsa i përket sportit. Një episod mund të rrotullohet në një mënyrë apo në një tjetër, sidomos nëse je ti ai që e përcakton, por nuk mund të mundësh Interin dy herë brenda pak muajsh, Real Madridin në shtëpinë e tij, Juventusin që po bënte më mirë se ti, nëse nuk ka vlera që aty kanë qenë dhe që e ke ditur, dhe ke mundur, t’i nxjerrësh në momentin e duhur. Çështja është e gjitha këtu: tani ato vlera, nëse ekzistojnë vërtetë e nëse janë absolute, duhet të ekspozohen dhe të kthehen në fushë gjithmonë, sepse këto i bëjnë të mëdha skuadrat. Apo më thjesht thënë, këtë bëjnë skuadrat.
Revolucioni i trajnerit të ri fillon vetëm tani, me disa ditë punë mes një ndeshjeje e një tjetre, me konferencën për shtyp para seancës së fundit stërvitore në San Siro, me grumbullimin para ndeshjes në Milanello. Metodat! Nuk kam besuar kurrë në grumbullimet ndëshkuese, por gjithmonë kam menduar se grumbullimi një ditë përpara ndeshjes është gjë e mirë dhe e drejtë për t’u bërë. Ndihmon, sigurisht, bashkëjetesën, njohjen, përqendrimin, qoftë edhe vetëm sepse shmang shpërqendrimet. Mund të jetë edhe një revolucion në fushë, por më i ngadalshëm sepse Coinceçao duhet ta njohë mirë të gjithë organikën. Ka filluar tashmë duke i hequr pluhurin Tomorit dhe thjesht fakti që kjo e hoqi efektivisht nga kthetrat e Juventusit është një rezultat i shkëlqyer. Po e trajton Musah si Fonseca i fundit, duke e identifikuar të dy atë si një ekuilibrues të besueshëm: mbetem i bindur se sapo Bennacer të asimilojë skemat, do të jetë ai që do t’i nisë ndeshjet.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Duhet të kuptojmë nëse momenti opak i Moratës kërkon zëvendësimin me Abraham apo më së shumti me Camarda, për pjesën tjetër gjithçka është e qartë. Fati i Theos dhe Rafës është kthyer në duart e Teos dhe Rafës: pankinat, kritikat, humoret e këqia duhen groposur. Është koha për të kthyer faqe për vetveten dhe për skuadrën. Kthesë për të ndërmarrë rrugën e duhur. Për mua janë ata dy më të fortët, një hap mbi Pulisic dhe Reijnders, Maignan dhe i kudogjenduri Fofana. Për mua, janë ata dy ndarësit e ndeshjeve, prishësit e ekuilibrave, diferencat e mundshme…
Publiku i San Siros të shtunën do të celebrojë Superkupën, e cila nuk është një trofe banal, për nga shifrat statistikore të trofeve që mbushin sallën e trofeve të klubit (50), për rëndësinë e 2 ndeshjeve të fituara, për mënyrën se si u soll në shtëpi. Ende nuk jam dakord as me formulën, as me vendin, por – siç kam theksuar ditë më parë – kush fiton duhet të gëzojë. Publiku i San Siros është gati të mbështesë skuadrën kundër një kundërshtari jo të lehtë, si Cagliari. Nuk është një armëpushim, thjesht pasoja e një jave pushimesh midis Krishtlindjeve, Vitit të Ri dhe Epifanisë që asnjë tifoz i Milanit nuk mund ta kishte ëndërruar. Për të zbutur humorin e keq dhe për t’i dhënë fund protestave, duhet ende punë: në fushë, por edhe në dialog, në komunikim, në merkato për të ndihmuar trajnerin dhe për të dhënë sinjale. Mundësitë janë, kapja e tyre do të thotë të transmetosh mesazhe të rëndësishme për të gjithë ambjentin që në javët në vijim dëshiron të dijë edhe se kush do të jetë stadiumi e të ardhmes. Në këtë dorë, në këtë raund, duhet me qenë gati për të bërë all-in.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>