Duke ndërhyrë kështu në konferencën për shtyp, mister Sergio Conceicao iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në stadiumin de Kuip. Ja një ekstrakt i fjalëve të tij në prag të Feyenoord-Milan:
Nesër mbrëma do t’i shohim që nga fillimi katër kampionët e sulmit?
Janë më shumë se katër (buzëqesh, red.). Nuk është se kemi shumë zgjidhje. Kemi 15 lojtarë në organikë, plus djemtë. Për shkak të dëmtimeve dhe djemve që nuk janë në listë i kemi këtë vështirësi. Trajnerët duhet të gjejnë zgjidhje, këta të katër janë në listë dhe nesër do të shohim”.
Pas dy pankinave rradhazi si është gjendja e Leaos? Është gati të jetë titullar?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Rafa është në dispozicion ashtu si në ndeshjet e mëparshme. Ka qenë zgjedhja ime që të mos e bëj të luajë si titullar. Kur hyri, bëri mirë, bëri atë që duam ne. Është në dispozicion. Nuk jua them nëse do të luajë titullar”