MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Conceição në rrezik shkarkimi? Nga casa Milan fluturojnë bombat: hidh e prit-ja me Ibrën mund t’i kushtojë stolin
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Conceição në rrezik shkarkimi? Nga casa Milan fluturojnë bombat: hidh e prit-ja me Ibrën mund t’i kushtojë stolin

By
Milanistat
14.02.2025
4 Min Read
Share
SHARE

Ardhja e Sergio Conceicaos në drejtimin teknik të Milanit 30 dhjetorin e shkuar pati rritur shpresat dhe pritshmëritë e tifozëve, duke synuar një kthesë në tendencë pas një periudhe me rezultate alternative. Sidoqoftë, duket se gjërat nuk po shkojnë sipas planit, pavarësisht një merkato janari të dizajnuar sipas nevojave të trajnerit. Ibra, në fakt, ka lëvizur që t’i sigurojë trajnerit mjetet për të arritur kualifikimin në Champions League të radhës, në kampionat dhe njëkohësisht në të Tetat e Finales duke mposhtur Feyenoord. Këto lëvizje nuk kufizohen vetëm në janar, pasi duket se tashmë ka një plan për të sjellë edhe një yll nga Napoli i Contes te kuqezinjtë.

Nga fillimi i zhurmshëm deri te pasiguritë e fundit

Sergio Conceicao ka marrë frenat e Milanit me ambicien për të sjellë përmirësime të prekshme dhe për ta udhëhequr ekipin drejt sukseseve të reja dhe të rëndësishme. Pavarësisht se rrugëtimin e tij e nisi me një fitore në Superkupën e Italisë, një trofe prestigjioz i parë që duhej të shërbente si trampolinë, vështirësitë nuk vonuan. Në veçanti, është kritikuar për qasjen në ndeshjen e parë të playoff-it të Champions League kundër Feyenoord, një ndeshje vendimtare që Milani nuk mund të lejojë ta nënvlerësojë, nëse synon të konfirmojë vendin e tij në skenën evropiane.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Ai diskutim me Ibrën mund t’i kushtojë vendin e punës

Një nga aspektet më delikate në drejtimin e një skuadre është padyshim marrëdhënia me lojtarët, sidomos kur mes tyre ka personalitete të forta, mbi të gjitha Leao dhe Theo. Zëvendësimi i Santiago Giménez dhe Rafael Leãos gjatë ndeshjes kundër Feyenoord – shkruajnë kolegët e të përditshmes sportive, Il Corriere dello Sport – ka shkaktuar jo pak pakënaqësi, aq sa Ibrahimović, i pranishëm në tribunë, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij. Këto episode nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndezin reflektorët mbi një marrëdhënie që duket të jetë krejt tjetër nga ajo idilike, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e Conceicao për të mbajtur një atmosferë të qetë dhe konstruktive në dhomat e zhveshjes. Rrugëtimi i Milanit në Champions League dhe rezultatet e përgjithshme janë bërë treguesit e vërtetë të suksesit apo dështimit të epokës Conceicao.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Një episod tjetër që mund t’i kushtojë shtrenjtë trajnerit është edhe shkëmbimi në distancë i batutave me Ibrën. Suedezi në fakt deklaroi, pas mbylljes së merkatos, se trajneri ishte në zotërim të dy skuadrave për të arritur objektivat sezonale, duke i hequr kështu çdo alibi trajnerit që – siç shkruan Il Corriere dello Sport – duket se është zgjedhur nga Giorgio Furlani. Conceicao, në rastin e parë, do t’i ishte përgjigjur suedezit në mënyrë implicite se “në realitet janë më shumë se dy skuadra duke qenë se edhe nga sektori i të rinjve kemi shumë”. Një ironi që mesa duket nuk u vlerësua veçanërisht nga suedezi. Kualifikimi në Champions League për sezonin 2025-2026 është kthyer në një objektiv thelbësor, aq sa duket të jetë e vetmja rrugë shpëtimi për Conceicaon. Qëndrueshmëria e tij në pankinën e Milanit, në fakt do të varet shumë nga kjo arritje, por edhe nga aftësia e tij për të menaxhuar ekuilibrat delikate brenda skuadrës.

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
TAGGED:casa MilanChampions LeagueCONTEFeyenoordGiorgio FurlaniIl Corriere dello SportMilanNapoliRafael LeãoSantiago GiménezSergio ConceiçãoSerie ASuperkupën e ItalisëTheoZlatan Ibrahimović
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?