Skuadra kuqezi u kthye nga Arabia Saudite me një Superkupë italiane për të shtuar në dhomën e trofeve, por tani është koha të mendohet sërish për Serie A. Objektivi është zona Champions League, tani 8 pikë larg. Janë edhe dy ndeshje për t’u rikuperuar, kundër Bolonjës dhe Comos. Ndërkohë, të shtunën në San Siro vjen Cagliari dhe është i ndaluar dështimi. Conceicao ka folur për këto e për shumë çështje të tjera në konferencën e sotme të shtypit, në vigjilje të sfidës Milan-Cagliari: ja të gjitha deklaratat e tij në San Siro.
Ndeshja e parë në Sardenjë përfundoi në një barazim dramatik 3-3, këtë herë Milani duhet të fitojë. Sergio Conceicao ka sjellë një energji të re në grup dhe lojtarët duken shumë më të motivuar se më parë. E gjitha kjo duhet përçuar në fushë, padyshim bashkë me nocionet taktike të transmetuara nga trajneri i ri dhe stafi i tij, për të mposhtur ekipin e stërvitur nga Davide Nicola. Për të folur për ndeshjen dhe më shumë, Conceicao mbajti konferencën për shtyp pikërisht në San Siro, ku Djalli zhvillon sot edhe seancën e fundit stërvitore. Çfarë tha Conceicao?
ME KËMBË NË TOKË PAS SUPERKUPËS – “Patjetër. Nuk mund të punojë te Milani kush mendon se ka fituar një Superkupë prandaj OK… E kemi shijuar shumë dhe e kemi merituar, por duhet të mendojmë se jemi 17 pikë nga kreu i klasifikimit. Një klub që ka fituar 19 kampionate dhe 7 Champions League nuk mund të jetë i ngopur me një Superkupë, nuk është mirë. Duhet të fokusohemi te ndeshja e nesërme, duhet të fitojmë dhe të bindim, duhet të arrijmë sa më lart. Superkupa është e kaluara.”
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
EMOCIONET E DEBUTIMIT NË SERIE A– “I kërkoj falje kujtdo që do të zhgënjej, por nuk ka emocione. Është adrenalina normale e një ndeshjeje. Jam në një klub historik, por kam shumë gjëra në kokë që kanë të bëjnë me detajet e përgatitjes për ndeshjen. Nuk mendoj se çfarë do të përjetoj. Diçka do ndiej para fërshëllimës të fillimit, nuk jam gur, por mendimi im kryesor është t’i përgatis djemtë sa më mirë për të fituar”.
MAIGNAN, KAPITEN PËR TË HEQUR PËRGJEGJËSINË NGA THEO? – “Çdo lojtar duhet të marrë përgjegjësitë e tij, pavarësisht nëse përdor shiritin në krahë apo jo. Lideri kryesor në dhomat e zhveshjes jam unë dhe do të marr përgjegjësitë e mia. Nuk krijoj polemika mbi kapitenët, për mua kjo nuk ka shumë rëndësi”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
THEO DHE LEAO MË SHUMË TË NGARKUAR ME ARDHJEN E TIJ – “Të ndryshosh ambientin në nivel stafi është diçka ndryshe, e di duke qenë se kam qenë futbollist. Pastaj duhet të japësh një mesazh dhe të kesh një mënyrë pune që ata besojnë, përndryshe bëhet më e vështirë. Një gjë e bukur që gjeta në dhomat e zhveshjes është pranimi i asaj që kemi bërë në aspektin e punës. Kemi bërë ndryshime edhe në nivel organizativ. Jam vërtetë i kënaqur për këtë, gjeta një dhomë zhveshjeje shumë pozitive”.
MERKATO – “Duhet të them të vërtetën. Drejtuesit janë përpjekur të më flasin për këtë temë të rëndësishme, por në momente të gabuara, sepse ishin ndeshje për t’u përgatitur. E di që duhet të flasim për këtë, por jo në këtë moment. Tani gjëja më e rëndësishme është ndeshja kundër Cagliarit, ndoshta të nesërmen do të kemi kohë të flasim…”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
RIKUPERIMI I LOJTARËVE QË KANË PËRFUNDUAR NË PLAN TË DYTË – “Të gjithë nisen në të njëjtin nivel, pastaj në bazë të stërvitjeve dhe strategjive për çdo ndeshje do të më duhet të vlerësoj se kush do të luajë titullar dhe kush do ta nisë nga pankina. Askush nuk është i përjashtuar, askush nuk është titullar absolut, çdo ditë luftohet për një vend në skuadër. Ka një problem të vogël fizik me Loftus-Cheek, mendoj se ai nuk do të jetë kundër Cagliarit. Ka patur një problem dje. Më vjen keq, sepse po rritej edhe fizikisht”.
MODULI – “Gjëja e rëndësishme është të kemi një ekuilibër të mirë ekipor me dhe pa top. Sot, me një mesfushë me tre, skuadra mund të duket më e sigurt. Kur të njihemi më mirë, do më pëlqente edhe të luaja me dy sulmues. Puna do të jetë e ndryshme dhe do të duhet kohë. Sidoqoftë, gjatë ndeshjeve unë ndryshoj, e kam bërë tashmë në dy ndeshjet e fundit, sepse ndonjëherë mund të duhet diçka ndryshe. Për këtë më paguajnë. Në stërvitje punojmë mbi situata të ndryshme. Roli i Leaos? Duhet të vrapojë, si anësor apo përpara… Duhet t’i vërë në shërbim të skuadrës cilësitë që ka, duke ndihmuar edhe pa top. Është një proces kolektiv, jo individual”.
PROBLEMI ME SKUADRAT E VOGLA – “Kam folur me lojtarët për këtë. Nuk është mirë. Gjëja më e vështirë nuk është të arrish lart, është të qëndrosh. Nuk duhet rënë, duhet qëndruar në nivel të lartë. Nëse ke bazë të mirë, mund ta fitosh ndeshjen, sepse skuadra ka kualitete të mëdha”.
METODA – “Çdo trajner ka idetë dhe metodat e tij në punën e tij. Unë nuk kam një formulë ekzakte. Jam gjendur mirë deri më tani me idetë e mia dhe kam edhe humbur, si dhe kam fituar shumë tituj. Jam i bindur për gjërat mbi të cilat punojmë. Gjërat kanë ndryshuar në krahasim me 30 vjet më parë. Sot duhet të jemi në gjendje t’i bëjmë lojtarët të përqëndrohen mbi punën në fushë, kjo është një punë dhe jo një hobi”.
KONSENSUSI NË DHOMËN E ZHVESHJES – “Ishte edhe krenaria e lojtarëve, është një grup i mirë dhe e pranon atë që themi. Rregullat kanë ndryshuar, janë ndryshe nga më parë, ka pasur pranim dhe përulësi. Kjo ishte vendimtare për ne. Ishim duke humbur dhe fituam kundër dy skuadrave shumë të forta si Juventus dhe Inter. Duhet të vazhdojmë dhe duhet të përmirësohemi shumë, ka gjëra që nuk shkojnë në lojë dhe ia kam thënë edhe skuadrës. Jemi në fillim dhe duam të arrijmë në katër të parët e klasifikimit”.
RASHFORD – “Përpiqeni në të gjitha mënyrat… Edhe në Portugali njësoj është, eh! Sigurisht ai është një lojtar i mirë, si të tjerët që janë në merkato. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.
MENAXHIMI I TRIUMFIUT TË SUPERKUPAS ITALIANE – “Kemi diçka më të rëndësishme për të menduar tani. E kemi shijuar atë sukses, por më pas mendoja për ndeshjen e rëndësishme kundër Cagliarit”.
TË METAT NË FAZËN MBROJTËSE – “Një nga gjërat që nuk kanë shukuar mirë kundër Interit ishte se bëmë gabime në presing, në kohën dhe zonën ku të mund të presiononim. Ka gjëra që duhen përmirësuar, sigurisht”