E ardhmja e Sergio Conceicaos nën vëzhgim të përditshëm: vjen zbulimi që nuk i lë të qetë tifozët e Milanit
Humbja 2-0 ndaj Juventusit ishte një tjetër konfirmim i asaj se si Milani, përtej lidershipit teknik, po përjeton një nga momentet më të vështira dhe delikate të viteve të fundit. As ardhja e Sergio Conceicaos në vend të Paulo Fonsecës nuk duket se i ka ndryshuar gjërat. Përkundrazi.
Po flitet për shkarkimin e tij, me trajnerin portugez seriozisht në dyshime për rikonfirmim sezonin e ardhshëm. Madje, nga ana tjetë flet qartë edhe kontrata e nënshkruar për vetëm gjashtë muaj, me mundësinë që drejtuesit ta rikonfirmojnë apo t’i thonë lamtumirë ish-Portos. E nëse nuk vijnë rezultate, atëherë zgjedhja praktikisht është e bërë. Lamtumirë e re, revolucion i ri, në përpjekje për të zbërthyer lëmshin e rrëmujës. Ndërkohë, pjesa e sipërme e klasifikimit mbetet një mirazh, ashtu si dhe kualifikimi për në Champions League sezonin e ardhshëm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në konferencën për shtyp, Conceicao u tregua i qartë, si zakonisht i drejtpërdrejtë, duke folur edhe për merkaton dhe për shpresën për ta parë skuadrën të përforcuar deri në fund të janarit: “Po flasim me klubin, ndryshimet e Juves janë të ndryshme nga tonat. Jam i shqetësuar, është e vërtetë. Do të doja diçka më shumë”. Nëse ky nuk është një alarm, atëherë jemi shumë afër. Dhe gjatë ditëve të fundit ka mbërritur një zbulim që ka të bëjë pikërisht me zgjedhjet e klubit dhe të ardhmen e vetë Conceicaos, e cila, në këtë pikë, duket tashmë e shënjuar, muaj e muaj përpara.
Conceicao, lamtumirë Milan
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mbi këtë situatë ka qenë Fabio Ravezzani, gazetari i mirënjohur dhe ekspert i merkatos, i cili shpesh dhe me dëshirë i analizon me një saktësi ekstreme situatat te Milani. Në këtë drejtim, drejtori i ‘Telelombardia’ ishte i sigurtë.
Një sulm jo dhe aq i mbuluar ndaj drejtuesve, ndaj zgjedhjeve që e çuan Milanin në kaos apo – të paktën – në përvijimin e një serie rezultatesh negative vërtet të papranueshme. Kaluar suksesi në Superkupë që për fat të keq duket të jetë një rast i izoluar këtë vit: “Pasi të kenë mbaruar trajnerët ‘Yescard’, në mënyrë të pashmangshme vjen ai që thotë se është nën sytë e të gjithëve”. Referenca është pikërisht për Conceicao, për fjalët e tij në konferencë, për alarmin e ngritur. Një shqetësim që duket se ka baza të forta.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Do të zgjasë apo do të përfundojë shumë shpejt, si Maldini?”, pyetja që Ravezzani bën në lidhje me aventurën e Conceicës në stolin e kuqezinjve, duke e krahasuar rrugën e tij me atë të flamurit të rosonerëve, të shkarkuar pavarësisht rezultateve të shkëlqyera të arritura në rolin e drejtorit sportiv. Milani, pra, duhet të gjejë një mënyrë për t’u ringritur. Do të varet nga drejtuesit dhe vetë Conceicao që të shpresojnë për një kthese, sa më shpejt të jetë e mundur.