Conceicao, heshtja shurdhuese e një zotërie të madh dhe një burri të vërtetë

Nuk habisin as vetmburrjet dhe as thikat e atyre që largohen nga Milani. Përkundrazi! Por s’mund të lihet më mënjanë e as të harrohet mbi të gjitha profesionalizmi i Sergio Conceicaos

Milanistat
4 Min Read

Është një zakon i pashëndetshëm midis lojtarëve, që sapo largohen vjellur helm për klubin, duke mos mbajtur asnjë qime në gojë (të vërteta apo jo qofshin ato). Në të tjera raste, disa lojtarë preferojnë të godasin, ndoshta edhe në mënyra aspak delikate, trajnerin me të cilin ndoshta nuk kanë pasur marrëdhënien më të mirë (për ta thënë butë…).

E kështu, ata që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar kuptojnë se për çfarë arsyeje ajo e trajnerit është një prej zanateve më të vështira në botë. Menaxhimi i një grupi lojtarësh nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e vendimeve teknike pak a shumë të pranueshme.

Do të thotë, e mbi të gjitha, mbajtja nën kontroll e humorit, histerisë dhe narcizmit të shumë djelmoshave fare të rinj, të bërë burra pa qenë ende të tillë. Personazhe që pastaj, si gjithmonë, iu duhet të gjejnë dikë për të fajësuar për gabimet dhe dështimet e tyre. Pjekuria, në grupet e futbollistëve, përmendet shpesh, ndonjëherë, me të edhe abuzohet si fjalë.

Por, në realitet, gjendet në një masë më të vogël. Për këtë Sergio Conceicao mund të shkruante një traktat të tërë pas gjashtë muajve Rossonerë, por sigurisht nuk do ta bëjë. Le të shohim se pse.

Respekt, sjelljes së Sergio Conceicaos

Gjatë muajve të fundit, ndonjë ish lojtar milanist nuk është kursyer me batuta sarkastike, frazat plot nënkuptime dhe fajësime pa fund, si ndaj AC Milan ashtu edhe ndaj kujt, në sezonin 2024-2025, ishte ngarkuar me menaxhimin e zonës teknike. Reagime që në disa raste, ngjajnë me një botim të zbehtë shkollor për fëmijë.

Nuk ka qenë aspak një situatë e respektueshme. Profesionistët, ata të vërtetët, çështjet e dhomës së zhveshjes i mbajnë për vete. Për këtë arsye, më pëlqen të thekson sjelljen e një njeriu të madh, si Sergio Conceicao; një trajner që dha shpirtin për Milanin, por, mbi të gjitha, një njeri i mirë.

Sergio Conceicao, gjithnjë profesionist, edhe me kontratë të përfunduar

Sergio Conceicao ka qenë profesionist gjithmonë, edhe atëherë kur rrethanat mund ta kenë shtyrë të thotë diçka për të rivënë në vend të vërtetën e fakteve. Trajneri portugez ishte trjaneri që i dha Milanit një trofe të bukur janarin e kaluar. Personalisht, e mbaj ende në zemër. Përvoja e tij e mëvonshme Rossonere mund të kishte shkuar më mirë, por ajo që rezonon më shumë në këto orë është heshtja e zhurmshme e Conceicaos.

Nuk ka shprehje më të mirë për ta përkufizuar; është heshtja e një profesionisti të madh që dha gjithçka e që respekton klubin të cilit i shërbeu, edhe pasi marrëdhëniet kontraktuale kanë përfunduar. Në një botë plot llafazanë dhe me shitës tymnajash, Sergio Conceicao shfaqet si një person i vërtetë, i respektueshëm, autentik, një njeri që i njeh vlerat e koncepteve si profesionist dhe punë.

Share This Article
Pa Komente