Merkato Milan në mënyrë të pashmangshme do të përfshijë edhe disa largime dhe Fonseca në këtë drejtim do t’i kishte idetë e qarta: ja kush do të largohet
Siç është normale që të jetë në këtë periudhë, në Casa Milan po flitet kryesisht për merkaton. Dhe, edhe më konkretisht, po flitet mbi të gjitha për blerje të mëdha në merkato që aq shumë i nevojiten skuadrës kuqezi. Por janë për t’u bërë llogaritë edhe me ata që janë të destinuar t’i thotë përfundimisht lamtumirë Milanit këtë verë. Edhe sepse lista e lojtarëve në largim nga Milani është vërtet mbresëlënëse dhe plot me emra, disa prej tyre të rëndë dhe befasues. Në këtë drejtim, trajneri i ri i kuqezinjve, Paulo Fonseke, tashmë do t’i kishte idetë shumë të qarta dhe do të ishte gati të bënte një prerje drastike dhe të qartë të organikës së Milanit. Pa u zgjatur, le t’i hedhim një sy, emër për emër, listës së lojtarëve të Milanit që nuk do të jenë pjesë e projektit teknik të Fonseckës e që për këtë arsye janë tashmë në merkato.
Në largim
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
1) FILIPPO TERRACCIANO – Xholi, klas 2003, nuk është konsideruar nga Milani në Skuadrën e Parë. Synimi është të çohet për të luajtur me vazhdimësi diku tjetër në formë huazimi.
Tundues
2) TOMMASO POBEGA – Pas një sezoni negativ për shkak të dëmtimit të gjatë, kuqezinjtë janë të disponueshëm të dëgjojnë oferta edhe për të. Shitja është plotësisht e mundshme.
Sërish me valixhe në dorë
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
3) MARCO PELLEGRINO – Huazimi te Salernitana nuk rezultoi pozitiv dhe tani argjentinasi është rikthyer sërish në merkato. Ka interesim në Argjentinë, mund të largohet sërish në huazim.
Out
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
4) FODE’ BALLO-TOURE’ – Mbrojtësi i majtë nuk është pjesë e planeve të Fonsekës dhe është gjithmonë në kërkim të një sistemimi të ri. Ka interesime nga Anglia, Milani shpreson të fitojë para me lamtumirën e tij.
Vlerësime në vazhdim
5) JAN-CARLO SIMIC – 19-vjeçari nuk do të jetë pjesë e Skuadrës së Parë të vitit të ardhshëm, por mund të qëndrojë te Milan Futuro. Alternativë është edhe huazimi në një klub që t’i japë kohë të plotë për të luajtur. Megjithatë, kujdes çështja e kontratës, që aktualisht i skadon në 2025.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Lamtumira një hap larg
6) DANIEL MALDINI – Praktikisht aut, djali i artit tashmë është shumë pranë rikthimit te Monza. Por kësaj here, përfundimisht, me kuqezinjtë që mund të arkëtojnë diçka.
Fiksohet çmimi
7) ALEXIS SAELEMAEKERS – Asnjë shpagim nga Bolonja, por as edhe një shans për të në Milanin e Fonsekës pavarësisht sezonit të fundit të shkëlqyer. Milani e ka rikthyer menjëherë në merkato, duke fiksuar edhe çmimin: 15 milionë euro. Belgu ka shumë admirues.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në huazim
8) LUKA ROMERO – Xhevahiri, pasi ka përfunduar huazimin te Almeria, do të donte të luante letrat e tij te Milani. Por vështirë që Fonseca të mund t’i garantojë atij shumë hapësirë: një huazim i re është hipoteza më konkrete deri më sot.
Shumë i kërkuar
9) LORENZO COLOMBO – Vëmendje për qendërsulmuesin klas 2002. Djaloshi ka shumë kërkesa në Serie A nga klube që do të dëshironin ta merrnin në huazim, por Milani mund të kërkohë edhe ta përfshijë atë si pjesë nëpër negociata të ndryshme duke pasur parasysh se vlerësimi i tij në merkato ka filluar të bëhet interesant. Megjithatë, nuk është për t’u përjashtuar edhe një qëndrim në skuadër.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
I refuzuar
10) ALESSANDRO FLORENZI – Është një nga të përjashtuarit luksozë nga projekti teknik i Fonsekës, i cili në fakt synon një blerje të rëndësishme për krahun e djathtë të mbrojtjes. Të dy nuk kanë një marrëdhënie të mirë, duke qenë se Florenzi u largua nga Roma pikërisht kur ishte me Fonsekën në pankinë.
Në kërkim të blerësve
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
11) DIVOCK ORIGI – Për Milanin, do të ishte një shitje themelore. Në fakt, kuqezinjtë do të kurseheshin nga një pagë shumë e rëndë dhe do të arkëtonin diçka: ndikimi në buxhet do të ishte i rëndësishëm. Ka sirena transferimi në Turqia.
Aventurë e re
12) MARCO NASTI – Sulmuesi i talentuar klas 2003, pas huazimit te Bari, është gati të largohet sërish si huazim. Milani e vlerëson, por qartësisht nuk e konsideron të gatshëm për të bërë kapërcimin e madh në Skuadrën e Parë.
Sakrificë e mundshme
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
13) ISMAEL BENNACER – Mes bigëve kuqezi, mesfushori algjerian do të ishte më i “sakrifikueshmi” për Fonsekën, i cili ndërkohë kërkon në merkato një mesfushor më fizik dhe me karakteristika të ndryshme. Përballë një oferte të rëndësishme, Milani mund edhe ta shesë atë për të arkëtuar dhe për ta investuar thesarin e përftuar nga algjeriani për në lëvizjet e ndryshme të merkatos.