Nga një perspektivë krejtësisht sportive, të luash Milan – Como në Perth, në kryeqendrën australiane sot, është puro çmenduri.
Të shkosh në anën tjetër të botës mudn edhe të bëhet gjatë verës (edhe pse trajnerët do të preferonin t’i shmangnin turne të tilla), por të luash pikë të rëndësishme të kampionatit në situata të tilla anormale, duke pasur parasysh zgjedhjen, është diçka absurde.
Temperaturat, orët e fluturimit, ndryshimi i orarit, bashkë me gjithçka që rrjedh si konseguencë, rrezikojnë të kondicionojnë performancën sportive të skuadrave. Në situata të tilla, është skuadra e dobët, që nuk është Milani, e cila mund të korrë potencialisht avantazhe që, në letër, nuk do t’i kishte asesi.
Ky diskutim vlen edhe për transfertën në Pisa, pas kthimit nga Australia. Rabiot flet si sportist dhe ka absolutisht të drejtë.
De Siervo, CEO i Lega Serie A, në përgjigjen e tij të diskutueshme ndaj francezit, flet vetëm për para. Thekson edhe diferencat. Për më tepër, e bën këtë duke injoruar ata që fusin paratë në sistem: tifozët.
Në këtë kuptim, është i jashtzakonshëm shembulli i Villarrealit, i cili do të luajë kundër Barcelonës në Miami në dhjetor.
Për të kërkuar falje për shqetësimin dhe për t’iu përshtatur tifozëve të tij, klubi spanjoll, në bashkëpunim me La Liga, u ka bërë dy propozime abonuesve të tij sezonalë.
E para: pagim i shpenzimeve të udhëtimit të atyre që shkojnë në SHBA për të parë ndeshjen. E dyta: një rimbursimi prej 30% i kostos së abonimit për ata që nuk mund të mund të shkojnë për ta parë ndeshjen.
Para, jo një kupon me vlerë 1/19 e çmimit të biletës sezonale, për t’u shpenzuar në faqen e tyre të internetit, si në rastin e Milanit.
Edhe këtu, gjen diferenca. De Siervo, ndër të tjera, deklaron publikisht se ka shtyrë klubi Rossoner për këtë zgjidhje: përfitimi është vetëm dhe ekskluzivisht ekonomik, kurrë në jetën sportive.
Dhe nuk flitet për forca madhore: pa një fluturim 20-orësh, disa orë me autobus nga Milano do të kishin qenë më shumë se zgjidhje të vlefshme.
Kapitulli Leao. Shumë tifozë janë skandalizuar përballë kësaj çështjeje, sikur të ishte tradhti të flitej për të.
Në të vërtetë kjo është çështja qendrore në casa Milan. Nga sezoni i portugezit mund të varet edhe ai i skuadrës.
Allegri, që zemërohet me Rafën, e bën këtë sepse pret shumë më tepër prej tij: është legjitime, në fakt, detyra e tij.
Nxjerrja e më shumë prej Leaos është e mundur: është e padiskutueshme që ka ende shumë potencial të patreguar. Pas kësaj, vitet e tij Rossonere janë padyshim pozitive. Mirëpo po flasim për një student që merr 7 në regjistër, por i cili mund marrë lehtësisht 9 dhe me pak mundim 10-ën e padiskutueshme. Nëse ai ngre nivelin, ngrihet automatikisht edhe niveli i skuadrës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
