Tifozët janë në pritje të lëvizjes së parë në merkato nga ana e Milanit. Shpresa e të gjithëve është se goditja e parë e madhe të mund të jetë Joshua Zirkzee, por vera do të jetë e nxehtë dhe do të shohim edhe shumë oferta të tjera si në hyrje, ashtu dhe në dalje. Siç u shpreh fare qartë dje Zlatan Ibrahimovic, Theo Hernandez dhe Mike Maignan nuk do të lëvizin, ashtu siç edhe Rafa Leao. Nga ana tjetër, Djalli, nuk ka nevojë të shesë përpara se të blejë.
Megjithatë, Milani, do të vazhdojë të arkëtojë para nga shitja e lojtarëve që nuk janë më pjesë e planeve të klubit. Po ndodh me Charles De Ketelaere, të cilin Atalanta vendosi – siç raportohet nga mediat – ta shpaguajë në kushtet e vendosura nga Djalli verën e kaluar. Kështu, klubi kuqezi do të arkëtojë 24 milionë euro pas treshe për huazimin, duke mbajtur edhe 10% të rishitjes së ardhshme të futbollistit. Belgu megjithatë nuk do të jetë i vetmi nga i cili do të arkëtohet. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me bashkatdhetarin e tij, Alexis Saelemaekers. Vërtetë Bolonja ka vendosur të mos e blejë, por për një lojtar të cilëve të tij nuk do të jetë e vështirë t’i gjendet një vend për shumën e rreth dhjetë milionë eurove. E dëshiron Torino, por pëlqehet edhe Premier League. Duhet vetëm të presim për të kuptuar se cila pistë do të nxehet.
E duan tri skuadra: Milani buzëqesh
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani, pra, është gati të arkëtojë edhe nga shitja e Marco Brescianinit nga ana e Frosinones. Klubi Rossoner në fakt ka mbajtur 50% të rishitjes së ardhshme nga ana e lazialëve dhe shitja e futbollistit duket vërtet shumë e afërt. Nga ana tjetër, mesfushori i shkollës kuqezi ia ka dalë aq mirë sa ka tërhequr disa skuadra që të interesohen për të. Në janar u përpoq Juventus, por që sot është përqëndruar në të tjera objektiva.
Në këtë moment, janë veçanërisht dy ekipe duke u përpjekur seriozisht. Bëhet fjalë për Fiorentinën, e cila ka vënë në pjatë tetë milionë euro dhe për Atalantën, e cila pas mbylljes së aferës De Ketelaere, po kërkon në merkato për t’u forcuar. Dhe janë pikërisht bergamaskët që mund ta bëjnë Djallin të arkëtojë të tjera para. Objektivi i Frosinones është të marrë dymbëdhjetë milionë euro, por ka të ngjarë që tymi i bardhë me njërën nga dy skuadrat të arrijë me diçka më pak, duke i mundësuar Milanit të arkëtojë rreth pesë milionë. Para që do të përdoreshin në merkato. Së fundi, për Brescianinin janë të interesuara edhe Bolonja dhe Roma.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>