MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Chukwueze, aktualisht është një dështim i madh. Pulisiç: çfarë operacioni. PioliOut: jemi të sigurt, apo jo? Ç’po ndodh me Camarda dhe antimilanistët
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Chukwueze, aktualisht është një dështim i madh. Pulisiç: çfarë operacioni. PioliOut: jemi të sigurt, apo jo? Ç’po ndodh me Camarda dhe antimilanistët

By
Milanistat
11.03.2024
6 Min Read
Share
SHARE

Ata që kërkonin ta shihnin Samuel Chukwueze në aksion për të marrë një përgjigje se përse Stefano Pioli e mbante të ulur në stol pas ndeshjes kundër Monzas, dje patën një përgjigje të rëndësishme për faktin se pse ish Villarreali, deri më sot, nuk është pjesë e rëndësishme rotacioneve të trajnerit milanist. Chukwueze, në 30 minutat që kishte në dispozicion, gaboi në të gjitha zgjedhjet e rëndësishme, duke mos dhënë një asist të rëndësishëm për Okafor i cili më pas do ta kishte të hapur rrugën drejt portës. Nën dritën e fakteve të dala deri më tani, e tija ka rezultuar një blerje e palumtur. Është fusha ajo që na thotë se investimi i bërë nuk po jep rezultat. Padyshim, askush nuk është i kënaqur me atë që (nuk) shihet nga ish Villarreali dhe është e drejtë ta themi, qoftë edhe me sytë e një tifozi të thjeshtë apo të një analisti mediesh. Ndoshta ishte krijuar shumë hype rreth tij, të nxitur nga fakti se ishte lojtari më i mirë në edicionin e fundit të Ligës spanjolle për sa i përket numrit të driblimeve të suksesshme apo se një dopietë në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit nuk është diçka për të gjithë (kjo është e vërtetë), por kundër Empolit – një kundërshtar krejt tjetër nga Reali – Chuku duhet dhe mund të kishte bërë më shumë, padiskutim më shumë.

Ana tjetër e medaljes, ajo pozitive, është sigurisht Christian Pulisiç. Amerikani me golin e fitores, ka arritur në numra dyshifrorë sa i përket arritjeve personale. Prej dhjetë vitesh këtyre anëve ai është, nën këtë aspekt dhe jo vetëm, anësori i djathtë më i mirë që Milani ka arritur të ketë në tridhëmbëshin e tij, qofshin si linjë apo marrë si një repart mesfushorësh sulmues pas sulmuesit të parë. 20 milionë e dhënë Chelsea për amerikanin, kanë rezultuar, deri më sot, një operacion i shkëlqyer. Sepse Pulisic, në nivel global, është sigurisht lojtari me performancën më të qëndrueshme i të gjithë organikës rosonere. Ai di të jetë finalizues dhe shpërndarës, përpunues loje dhe lojtar pa top. Nuk e humbet kurrë qartësinë dhe jep gjithmonë gjithçka. Një që duhet të marrë shembull nga të gjithë për vetëflijimin, seriozitetin, zgjuarsinë dhe përkushtimin ndaj punës së përditshme.

Pioli Out është kthyer në një torturë të vërtetë që çdo ditë mbush ditët e tifozëve milanistë. Por një ndjenjë që megjithatë po përplaset me fjalët e Furlanit, Scaronit dhe Ibrahimoviç ditët e fundit. Sigurisht, shumë mund të argumentojnë se këto janë fjali konfirmuese të lidhura me momentin e sezonit, ku ecja përpara në Europa League është ende një objektiv konkret (po, por Liverpool i parë dje kundër City-t është pothuajse i paarritshëm për të gjithë ata që janë ende në garë …), por vini re, sepse – siç kanë raportuar kolegët e të përditshmes Corriere della Sera disa javë më parë – shanset e trajnerit parmez për të qëndruar në klub nuk janë edhe aq afër zeros. Na pëlqen apo jo, ky është kuadri aktuale i gjërave që po na shfaqet edhe ne. Pavarësisht nëse dikush mund të mendojë që cikli i tij ka përfunduar apo jo, deri më sot faktet na tregojnë këtë dhe këtë po ju tregojmë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Është folur paksa por po flitet shumë për Francesco Camardën, fenomenin që luan në rradhët e të rinjve kuqezinj dhe, siç ndodh shpesh, antimilanistët, ata që synojnë të diskreditojë çdo ditë universin e kuqezinjve duke tentuar ta godasin atë në situata të ndjeshme, në llafologjinë e tyre të ulët kanë përfshirë edhe këtë djalë, i cili ndonëse fenomen, sapo ka mbushur 16 vitet. Situatën e tij do të na duhet ta spjegojmë edhe një herë dhe do ta bëjmë sërish në ditët në vijim. Camarda dhe Milani kanë lënë për t’u takuar në fund të sezonit për të nënshkruar kontratën e parë profesionale të sulmuesit klas 2008, i cili, duke qenë një top talent, është padyshim në shënjestër të shumë klubeve të mëdha evropiane. Deri më sot nuk ka asnjë çështje kritike për të ardhmen, qoftë nga ana e Milanit, qoftë nga ana e djaloshit dhe prej atyre që e asistojnë. Vullneti i Françeskos, i cili ka thuajse zeruar zëra rreth tij të orëve të fundit, është sigurisht që të vazhdojë të luajë me Milanin. Palët do të hyjnë në negociata gjatë javëve të ardhshme, paratë ende nuk janë diskutuar dhe është rënë dakord për të arritur te firma për të bërë që kontrata të jetë për deri më 30 qershor 2027, pra për tre vjet.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?