Milani vazhdon të monitorojë merkaton e sulmuesve, duke kërkuar trashëgimtarin e Giroud. Nuk është sekret që goditja e madhe e verës së ardhshme në casa Milan, përveç trajnerit që do të pasojë Stefano Piolin, do të jetë një sulmues i nivelit të lartë, i aftë për ta bërë skuadrën e Milanit të bëjë një hop të vërtetë në cilësi. Dhe një bomber i vërtetë, siç ndodhi me Giroud tre vjet më parë, mund të vijë pikërisht nga Chelsea.
Në përfundim të një sezoni tjetër për t’u harruar, Blutë tashmë po planifikojnë një rithemelim të ri për sezonin e ardhshëm. Rithemelim që ndoshta do të nisë me shitjen përfndimtare të të gjithë atyre lojtarëve që për një arsye apo një tjetër nuk do të jenë pjesë e projektit të trajnerit që do të duhet të zëvendësojë Pochettino-n.
Mes tyre janë edhe disa sulmues që mund t’i tundojnë skuadrat më të mëdha evropiane, përfshirë Milanin. Dhe njëri prej tyre, i rikthyer në Londër pas huazimi më të fundmë të karrierës së tij, tashmë ka rënë dakord me blutë për një largim të përhershëm. Një ndarje e konfirmuar tashmë e cila mund të kthehet në një shans të madh për klubin kuqezi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani, bomberi që vjen nga Chelsea: do të hidhet në merkato në verë
Pavarësisht se Milani është një klub i nivelit shumë të lartë, një nga më të rëndësishmit në Evropë, në këtë moment duhet edhe të dijë të kënaqet me tepricat e mundshme të ndonjë klubi tjetër, si Chelsea në rastin konkret. Edhe sepse këto teprica, siç kanë treguar edhe në të kaluarën e afërt Pulisic dhe Loftus-Cheek, mund të rezultojnë të jenë goditje shumë të dobishme për në Serie A.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për këtë arsye, bomberat në largim nga Blues mund të shndërrohen në një shans të madh për kuqezinjtë. E nëse mbetet shumë e vështirë të arrish lojtarë si Romelu Lukaku, një sulmues me pagë shumë të lartë dhe që në moshë tashmë të avancuar për planet e drejtuesve milanistë, një tjetër sulmues ndër më të vlerësuarit në Evropë mund të bëhet një mundësi shumë e madhe.
Emri i duhur mund të jetë Armand Broja. Sulmuesi, aktualisht i huazuar te Fulham, do të rikthehet në bazë verën e ardhshme, por jo për të qëndruar. Në fakt, ai nuk mundi të imponohej në asnjë mënyrë te Chelsea dhe tani ai ka nevojë për një skuadër të gatshme që të përqëndrohet mbi të me besim më të madh, në mënyrë që të bëjë një hop përpara në karrierë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
I lindur më 2001, pavarësisht disa sezoneve mjaft të dobëta për sa i përket golave, Broja mbetet një nga sulmuesit më të respektuar në Evropë. Një futbollist që mund të bëjë diferencën dhe të shpërthejë në nga një moment në tjetrin, veçanërisht në një ekip të nivelit të lartë si kuqezinjtë. Dhe mbi të gjitha mund të përshtatet në mënyrë të përkryer brenda parametrave ekonomikë të imponuar nga pronarët e klubit.