Ç’faqe e trishtë në Udine, një pamje e shëmtuar që me të drejtë bëri xhiron në mbarë botën.
S’e dimë se sa ishin budallenjtë që e ofenduan Maignanin: pak apo shumë, nukka ndryshim, mbesin të mjerë. Turpi i mëtejshëm janë fërshëllimat ndaj portierit francez: një pjesë e rëndësishme e stadiumit që në vend që të dënojë, e ka me ata që marrin që e pësojnë nga thirrjet raciste dhe rebelohen. Turp. Pas atij episodi, Milani pësoi edhe 3 gola rresht, por në fund mori me vete në shtëpi 3 pikë të merituara.
Vendimtarë Joviç dhe Okafor, operacione të merkatos verore, që udhëtojnë me një mesatare golash të shkëlqyer.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ndërsa përsa i përket serialit “na jep sot gabimet tona të përditshme”, na mungon një penallti për shkak të ndërhyrjes së vonuar dhe të gabuar të Lucca-s ndaj Pulisiç.
Por, për fat të keq, mbetet çështja Leao, edhe dje pjesërisht i panjohshëm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kapitulli merkato. Do të jetë interesante të kuptojmë se si do të përfundojë e në mënyrë të veçantë kush do të vijë në mbrojtje.
Dielli i mirë duket që në mëngjes, e përsa i mëngjesit, ishte vërtetë një mister. Objektivi, diskutime me agjentin e tij, disponueshmëria e të interesuarit, por çmimi është i lartë dhe ndoshta i paarritshëm, përtej dëshirës së mangët të Kajros për ta shitur.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Duhet kujtuar se 18 milionët e famshme të Taremit nuk janë shpenzuar: fillimisht të dizajnuara për ndonjë përforcim të sulmit në janar, më pas të devijuar në objektivin mbrojtës qendror, ato para janë ende në dispozicion. Është e drejtë të mos merret vetëm për hir se duhet marrë një: Milani ka nevojë për një titullar, ja pse përse në mungesë të një profili të nivelit të lartë, në fund mund të mbërrijë një huazim.
Duke i shtyrë operacionet e mëdha për në verë: e ardhmja është sigurisht shumë stimuluese, për shumë arsye. Që nga zgjedhja e trajnerit e deri më në fund te blerja e një sulmuesi të rëndësishëm: të dyja operacionet nuk mund të gabohen. Përsa i përket trajnerit, janë për t’u shmangur figurat ekzotike e për rrjedhojë të rrezikshme, si Glasner apo Farioli (i mirë, por kapërcimi drejt Milanit do të ishte shumë i madh). Ëndrra është Antonio Conte, ndoshta duke përfituar nga një rikthim i mundshëm i dekretit të rritjes.
E pastaj është kapitulli i Pronësisë. Zyrtarisht Klubi nuk është në shitje, por interesi i botës arabe është gjithnjë e më i fortë dhe këmbëngulës: një tjetër temë shumë interesante e një të ardhmeje ende për t’u shkruar. Por të jemi të qartë. Nuk mjafton vetëm të dijmë nga Klubi se Cardinale nuk do që të dorëzohet, për të etiketuar si të kota lajmet, e të tjerëve, që flasin për interesimin e grupeve arabe për Milanin: dhe kjo jo vetëm për respekt apo edukatë. Pastaj, nëse Milani do të ishte në shitje, mendoni se Cardinale do ta shkruante me të madhe? Përpara shitjes te RedBird, a nuk ju kujtohen të njëjtat përgënjeshtrime nga Elliott? Kur e shkruam që 4 muaj përpara shitjes se një grup amerikan interesohej për ta blerë nga Elliott, na quajtën të ‘çmendur’ dhe se ai ishte një fake news. Po interesimi i Investcorp a nuk ishte fillimisht një fake? Për t’u pranuar më pas. Dhe pasi Milani iu shit Cardinales, si ka mundësi që Investcorp, ekzistencën e të cilit e mohuan, u përshkrua si i shëmtuar dhe i keq? Përse deri përpara përzënies së Maldinit mohoheshin fërkimet brenda Klubit, duke i etiketuar si fake news? Secili mund të nxjerrë përfundimet e veta.
Të ardhmen nuk e di a, që të jemi të qartë: personalisht e di me siguri ekstreme se një grup arab që është shumë i vendosur për të blerë Milanin. Kjo nuk do të thotë se Klubi me siguri do të kalojë në duart e arabëve. A do të ketë sukses? A do të t’ja arrijë ta bindë Cardinalen? Kush e di. Askush, madje as mohuesit serialë.