Edhe pse lamtumira e Marcos Cafu me Romën, që ndodhi në verën e 2003, kur Milani u u hodh në sulm dhe mori shërbimet e mbrojtësit brazilian të atëhershëm 33-vjeçar, nuk ishte ndër më paqësoret, futbollisti gjithmonë ka ndjerë një lidhje e veçantë, speciale, me ambjentin kryeqytetas.
Falë edhe viteve të shkëlqyera me fanellën verdhekuqe, që kulmuan me skudeton historike 2000-01, vit kur braziliani ishte një nga protagonistë vendimtarë për ngjyrat verdhekuqe. Futbollisti ka zënë gjithmonë një vend prestigji në kujtesën e çdo tifozi romanist: falë edhe disa paraqitjeve që dy herë kampionit të botës në SHBA ’94 dhe Japoni e Kore 2002 pati bërë anëve të Trigoria-s. Si dhe në stadiumin Olimpik, ku është pritur si Mbret.
Përtej vlerës së rëndësishme emocionale të marrëdhënieve, bashkëpunimi mes amerikanojugorit dhe Romës vijoi edhe nëpër dialogë që duhet të kishin bërë që Cafu të ishte një legjendë e vërtetë e klubit. Një hap i ndërmarrë, me kënaqësi fillestare nga të dyja palët, më 2019 nga presidenti i atëhershëm kryeqytetas James Pallotta.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gjithçka u vu e zezë mbi të bardhën me akordin e arritur nga klubi verdhekuq dhe Qatar Airways (atë kohë sponsor i Romës) për një safety video të xhiruar në Varshavë nga braziliani. Gjithçka vijoi, financiarisht, në mënyrën më të mirë të mundshme, me filmin që transmetohet prej 46 muajsh. Mirëpo nga ky partnership Cafu nuk ka nxjerrë asnjë përfititim. Dhe tani do të kishte vendosur të ndërmerrte hapa ligjorë.
Cafu, 12 milionë arsye për të paditur klubin e tij të vjetër
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pas pothuajse 4 vitesh nga nënshkrimi i akordit mes ish lojtarit, klubit verdhekuq dhe Qatar Airways, braziliani nuk ka përfituar as edhe një qindarkë. Sigurisht që ndryshimi i pronësisë së klubit nuk ka ndihmuar në këtë çështje. Në fakt, në verën e vitit 2020 Roma kaloi nga James Pallotta në familjen Friedkin. I cili teknikisht nuk është përgjegjës për një bashkëpunim të nënshkruar nga paraardhësit e tij.
Por qëndron fakti se, edhe pse me trishtim të dukshëm në zemër, legjenda braziliane iu dorëzua pasojës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Takimi për një përpjekje përfundimtare për pajtim është caktuar më 17 nëntor. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, lavdia e vjetër verdhekuqe është gati të çojë në gjykatë si Qatar Airways ashtu edhe Romën, për një dëmshpërblim prej afro 12 milionë eurosh. Kaq është kërkesa e avokatëve të brazilianit.