MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Çështja Theo. Ultimatumi Fonseca
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Çështja Theo. Ultimatumi Fonseca

By
Milanistat
13.10.2024
3 Min Read
Share
SHARE

Deklaratat e Manuel Garcia Quilon kanë bërë që edhe publikisht të shpërthejë çështja Theo Hernandez. Me pak fjalë, arsyetimi i menaxherit të francezit mbështetet në 3 pika:

E para: nuk flet me Milanin prej 4 muajsh.

E dyta: nuk ekzistojnë negociata për rinovim.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

E treta: ata që qarkullojnë thashetheme të rreme për kërkesat për pagë 8 milionë euro e bëjnë këtë që lojtari të dalë keq.

E pathëna, por e dukshme, është se për agjentin e mbrojtësit anësor është Klubi ai që ka nxjerrë disa figura për të ndikuar në opinionin publik dhe për të nisur ta hedhin fajin e një lamtumire të mundshme mbi të.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Është e pabesueshme që nuk ka dialog me përfaqësuesit e francezit, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026: pas 15 muajsh, duhet kujtuar, ai mund të nënshkruajë falas për çdo skuadër tjetër. Një element ky, i mungesës së konsideratës nga ana e drejtuesve, i cili ndikon edhe në performancën e futbollistit dhe shpjegon edhe dhimbjet e shpeshta të barkut. E shpjegon, por nuk e justifikon: Theo Hernandez duhet ta zerojë menjëherë zemëratën e tij dhe të rikthehet në vendin e tij te Milani. Ashtu siç do të ishte i nevojshëm edhe një sqarim publik nga drejtuesit për këtë temë, pas ‘blindimit’ mediatik që i bëri personalisht Ibra në korrik, jo aq i pranuar nga lojtari, i cili një ditë pas grumbullimit me kombëtaren e Francës nuk u pajtua me atë që deklaroi suedezi. Atëherë, pra, çfarë do të ndodhë? Sigurisht, klima nuk është më e mira: rreziku real është që negociatat mund të nisin (nëse do të fillojnë ndonjëherë) që në fillim në rrugën e gabuar.

Kapitulli fushë. Nga e shtuna (Milano-Udineze) do të nisë një cikël prej 7 ndeshjesh para ndërprerjes së rradhës, që do të thonë shumë për sezonin e Milanit dhe edhe për fatin e mister Fonsecës. Do kuptojmë nëse do ia arrijë të dalë nga stuhia apo do të mbytet prej saj. 4 humbje në 9 ndeshje përfaqësojnë objektivisht një fatkeqësi. Derbi ishte një përjashtim: i kënaqshëm, por sidoqoftë një përjashtim. Koha po mbaron. Fonseca nuk është përgjegjësi kryesor i një sezoni deri më tani shumë zhgënjyes (përgjegjësia duhet t’i atribuohet mbi të gjitha klubit), por nëse do t’ia rifillonte me hapat fals të ndeshjeve të fundit, do të ishte e detyrueshme nga ana e Klubit të bënte një ndryshim drejtimi në stol.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Ajo pankinë që Sarri dhe Allegri, duhet të mbahet mend, e ëndërrojnë me sy hapur.

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?