Statistikat e Luka Modric në këtë gjysmë të parë të sezonit janë mbresëlënëse: prek më shumë topa se kushdo tjetër në Serie A, tenton më shumë pasime, i kompleton ato më shumë se kushto si në përgjithësi ashtu edhe në gjysmëfushën kundërshtare dhe merr më shumë pasime se kushdo tjetër.
“Çdo gjë që prek kthehet në ar”, shkruajnë kolegët e të përditshmes së madhe sportive La Gazzetta dello Sport për kampionin kroat, i cili, edhe në moshën 40 vjeçare, vazhdon të magjepsë, ashtu siç ka bërë gjithmonë gjatë gjithë karrierës së tij.
I pazëvendësueshëm
Përsa i përket cilësisë nuk kishte dyshim, ashtu si edhe për lidershipin e tij, por ndoshta ajo që i habit të gjithë është gjendja e tij fizike: Modric vrapon shumë, duke vrapuar mesatarisht rreth dhjetë kilometra për ndeshje, gjë aspak banale për moshën e tij.
Ish Real Madridit iu desh shumë vërtetë shumë pak kohë për t’u bërë i pazëvendësueshëm në Milanin e Max Allegrit dhe kur bëhet fjalë për formacionin, emri i tij është padyshim i pari që ai shkruan.
Deri më tani, trajneri livornez nuk ka hequr kurrë dorë prej tij në kampionat; përkundrazi, e ka aktivizuar gjithmonë si titullar dhe vetëm Matteo Gabbia, ka luajtur më shumë minuta në skuadër (810 minuta për mbrojtësin italian, 785 minuta për kroatin).
Shifra mbresëlënëse
Duke u kthyer tek statistikat e tij, ja më në detaje: Modric është lojtari i Serie A me më shumë prekje në nëntë javët e para të kampionatit: 748, krahasuar me 717 të Di Lorenzos, së Napolit dhe 714, të Bastonit, të Interit.
Luka kryeson edhe klasifikimin e pasimeve të tentuara (deri më tani 606, apo 67 për ndeshje; pas tij rreshtohen Bastoni me 554 dhe Solet me 549) dhe pasime të kompletuara (559, ose 62 për ndeshje; pas tij sërish Bastoni me 491 dhe Solet me 489).
Kaq? Jo, sepse Rossoneri Modriç është i pari edhe për numrin e pasimeve të kompletuara në gjysmëfushën e kundërshtarit (324 krahasuar me 285 të Barellës dhe 256 të Di Lorenzos). Pastaj janë pasimet e marra: është i pari me 508 dhe është gjithnjë përpara Bastonit (499) dhe Barellës (475).
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
