Gjatë episodit të fundit të Viva el Futbol, Antonio Cassano ka analizuar pa filtra momentin Rossoner pas humbjes në shtëpi ndaj Cremoneses. Mendimi i parë është për sulmin dhe mbi figurën e sulmuesit ideal për Milanin:
Atëherë, nisem me një premisë. Nga të gjithë sulmuesit që Milani po kërkon… Gimenez është më i forti. Këtu e them e këtu e mohoj… madje, këtu e them dhe këtu e rikonfirmoj: Gimenez është një sulmues i madh. Është shumë, po shumë më i fortë se Vlahovic. Është shumë më i fortë se Hojlund, se ai që pamë në Manchester United. Sepse Hojlund, me Gasperinin, e pamë që ishte shkatërrues dhe më çmendte. Por, pastaj faktet më tregojnë këtë, dhe ka patur vështirësi”.
Cassano vlerëson edhe cilësitë teknike të sulmuesit meksikan:
Harder është i mirë, nëse e kanë marrë është një sulmues i mirë, por Gimenez, nga të gjithë këta, është më i forti. Poër Nëse ti Gimenez, në vend që të vësh të luajë Douvikas, e vendos atje, te Como, ai shënon 30 gola këtë sezon. Sepse Gimenez është një lojtar teknik dhe cilësor”.
Sulm frontal ndaj Allegrit: “Nuk është trajner”
Diskutimi më pas zhvendoset rëndshëm mbi Massimiliano Allegrin, i zgjedhur në verë për të drejtuar kursin e ri teknik të Milanit:
Por, nëse do të luash në mënyrë të rastësishme, me vazhdimin e vitit të kaluar – që këtë vit është akoma më keq – me gjeniun që ka mbërritur në stol. Është ky problemi”.
Dhe vazhdon
Sepse, në vend që të fajësosh Gimenezin, të shkretin Krisht, që i vijnë topat në prapanicë nga hëna, po merr goditje pas qafe, shkelma… Në vend që ta bëjë këtë, dikush duhet të kujtojë… Z. Allegri, Z. Allegri, që padyshim unë sot nuk dëgjova asnjë kritikë për Allegrin, duke qenë se me shumë mundësi do të fajësojnë Fonsekën, eh… Fonsecën, që është në krye të tani me Lyonin. Apo ndoshta Conceicaon..”.
Konfuzion taktik dhe zero ide: “Gjithçka e rastësishme”
Cassano drejton gishtin edhe kundër zgjedhjet taktike të Allegrit dhe mungesës së vazhdimësisë me stërvitjen e tij verore:
Pse askush nuk thotë që 95% e të gjitha miqësoreve që Milan bëri këtë verë luajti me një mbrojtje me katër. Dje, meqenëse ai është gjeni që studion futbollin (futbollin… nuk e di se çfarë lloj futbolli), dje luajti me një mbrojtje me tre”.
Pastaj analizon performancën:
Nëse nuk punon dhe nuk përshtatesh me futbollin me ritëm të shpejtë… Karroca tashmë ka mbaruar. Nuk do të të japin më mundësi. Pastaj, dikush duhet të më shpjegojë situatën, Tare: nëse dikush ia imponoi Allegrin, apo e mori vetë. Sepse dikush duhet të marrë përgjegjësi këtë vit”.
Goditje ndaj Tares, Cardinales dhe Furlanit: “Kush ka dashur Allegrin të marrë fajet”
Ish-sulmuesi vë në shënjestër edhe drejtuesit e klubit, duke futur në lojë drejtpërdrejt Taren:
Pse po e them tani, i dashur Tare: përgjegjësinë për marrjen e Allegrit ta vë ty, nëse nuk thua realisht se kush të detyroi ta marrësh. Sepse nuk mund ta imagjinoj që Milani t’ia nisë nga e para me një trajner që nuk është trajner”.
Dhe insiston:
Është i mirë në menaxhimin e çfarë? Ato që menaxhonte 10-15 vjet më parë: ‘Zbrisni në fushë dhe vendosni’, Cassano, Ronaldinho, Ibrahimovic, Pato, Pirlo, Pogba, Vidal, Chiellini, Barzagli e të tjerë. Perfekte. Atëherë ishte e lehtë atje. Edhe mami im stërviste. Nuk evoluon dhe nuk ecën përpara..”.
Milan-Cremonese: një mundësi e humbur në fushë, por problemi i vërtetë është në pankinë, për Cassanon
Cassano pranon se Milani krijoi raste, por kritikon ashpër lojën e bërë:
Dje – lëre faktin që Milani nuk e meritonte vërtet të humbiste, sepse edhe krijoi shumë – por problemi është: krijoi shumë, po… por si luajti? Unë nuk e kuptova nëse luajti mirë, apo luajti keq… Riagresioni, humbja e topit dhe shkuarja e shpejtë në riagresion me topin aty ku është topi, është e rrezikshme… Jo. Asgjë. Gjithçka e rastësishme”.
“Katastrofa është e plotë”: mbyllja e ashpër e Cassanos
Konkluzioni i Cassanos është një sulm i drejtpërdrejtë dhe i fuqishëm, pa fjalë të ndërmjetme:
“Atëherë, problemi i Milanit, këtë vit, nuk do të jetë sulmuesi që do marrin, apo nëse do marrin një anësor, a nëse Leao do të bëjë 40 gola, a nëse Modric do të bëjë diferencën siç e ka bërë për 15 vjet. Problem është trajneri i tij”.
“Trajneri që, sipas meje, është parashuta e fundit që ia kanë ridhënë. Sepse, po të varej nga unë, ai do të ishte në shtëpi për 15 vitet e ardhshme. Ndoshta do t’i thoja: ‘Shko në Telelombardia me Moggin, flisni ti dhe Moggi. Zihuni mes jush, kuptohuni mes jush’. Këtë do kisha bërë”.
“Por, në këtë moment këtu jo: kanë rikthyer Allegrin dhe katastrofa është e plotë. Sepse… peshku gjithmonë nga koka. Por nëse qelbet nga koka… Cardinale. Dhe Furlani. Unë e them gjithmonë. Tare, tani do të merrem prapë me ty, sepse për mua Tare është i fortë si drejtor sportiv. Por nëse e ka bërë ai këtë zgjedhje… do ta fus në skarë si të tjerët. Sepse nuk mund të marrësh një trajner jo trajner. Pikë”.
Antonio Cassano dëshmon edhe një herë se është një zë jashtë korri. Pa u sorrollatur shumë me fjalë, ish 99 Rossonere ka vënë në tavolinë të gjitha kontradiktat e Milanit pas-Cremonese: një skuadër e hutuar, një ekip drejtues nën presion dhe një trajner që – sipas tij – nuk është më i përshtatshëm për futbollin e sotëm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
