Sezonin e kaluar, tifozët e Milanit nuk e kanë fshehur aspak pakënaqësinë e tyre karshi pronarësisë, klubit dhe skuadrës për shkak të rezultateve të dobëta në fushë. Korri ” Cardinale devi vendere, vattene, vattene – Cardinale, duhet të shesësh, ik, ik” u këndua për muaj të tërë nga Curva Sud.
Gerry Cardinale nuk ka qenë fare i pranishëm gjatë vitit të shkuar. Vizita e tij e fundit në Milanello u zhvillua më 26 gusht 2024, teksa 5 nëntorin pasardhës, ishte në tribunë në Madrid, për Real Madrid-Milan të Champions League, ndeshja e fundit në të cilën asistoi. Prezenca e tij e fundit në Milano duhet të ketë qenë prillin e kaluar, kur disa burime mediatike zbuluan një blic për të folur me Giorgio Furlani dhe Zlatan Ibrahimovic rreth situatës dhe të ardhmes së klubit.
Themeluesi i RedBird Capital Partners, kompania amerikane pronare e Milanit, ka zgjedhur të mos jetë e përfshirë drejtpërdrejt në ambientin Rossoner. Për t’u interesuar për të është ngarkuar Zlatan Ibrahimovic, që është një partneri operativ RedBird dhe ka detyrën e senior advisor të pronarësisë dhe të senior management të klubit.
Shitja e Milanit. lamtumirë RedBird? Flet hapur eksperti i madh
Në një video në kanalin e tij YouTube, gazetari dhe eksperti me besim Rossoner, Carlo Pellegatti, shpjegon situatën: “Pronësua u trondit jo vetëm nga rezultatet, por edhe nga protestat e sezonit të kaluar. Diçka filloi të ndryshonte. Në prill, u zhvilluar kontaktet e para për një rikthim të Gallianit, por ai ishte i përfshirë me Monzën, në ndryshimin e pronësisë. Në korrik, ata më thanë se RedBird po vazhdonte të shtynte për rikthimin e tij, me Gallianin më të hapur ndaj idesë. Cardinale e dëshironte si zëvendëspresident, head of football dhe në Këshillin Administrativ. Galliani ka theksuar gjithmonë se para së gjithash vinte Monza, me një closing që duhej bërë përpara se të diskutohej rreth rikthimit te Milani”.
Pellegatti ka zbuluar se Gerry Cardinale është gati t’ia shesë klubin një tjetër subjekti amerikani shumë të njohur: “Cardinale po kërkon një zgjidhje afatgjatë për AC Milan. Po punon për të siguruar që pronarë të rinj të bëhen Steinbrenners, familja amerikane pronare e New York Yankees dhe tashmë investitore në RedBird”.
Duan të amerikanizojnë Milanin? Pellegatti i përgjigjet edhe kësaj pyetjeje: “Një vëzhgim i rëndësishëm, por intuita e Cardinales është rikthimi i Gallianit. Duhet ta diskutojë me familjen Steinbrenner. Për të shmangur gabimin e bërë kur shkarkuan Paolo Maldinin, duke hequr atë frymë milanizmi themelore. Galliani do të ishte garanti i këtij milanizmi; do të ishte një figurë vazhdimësie me Milanin e vjetër, fitues”.
Të shohim se sa efektivisht Milani do të jetë i destinuar për të ndryshuar pronësi. Më 2022, kur RedBird Capital Partners bleu klubin, Yankee Global Enterprises (e kontrolluar nga familja Steinbrenner) hyri si partner strategjik, duke blerë një pjesëmarrje minorance në klubin Rossoner. Janë zhvilluar disa partneritete tregtare midis Milanit dhe Yankees. Na mbetet vetëm të presim e të shohim për të kuptuar nëse do të ndodhë gjithë kjo sa ka zbuluar i madhi Pellegatti mbi ndryshimin e pronësisë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
