Cardinale – Milan, gati për të ndryshuar gjithçka: ja çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt të klubit

Klubi i Milanit mund të ndryshojë rrënjësisht brenda fundit të vitit nëpërmjet një operacioni koorporativ rekord. Ja çfarë ka ndërmend të bëjë pronari aktual i Rossonerëve

Milanistat
3 Min Read

Milani vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes jo vetëm për performancën e tij në fushë, por edhe për ndryshimet e mundshme dhe risitë në strukturën e tij koorporative.

Muajt e ardhshëm, klubi mund të shohë një evolucion shumë të rëndësishëm në menaxhim, me objektiva ambicioze si për nga pikëpamja financiare ashtu dhe në atë strategjike.

Klubi vazhdon të punojë për të konsoliduar strukturën e tij dhe për t’u përqendruar mbi projekte afatgjata, pa ndikuar në menaxhimin aktual sportiv të drejtuar nga Massimiliano Allegri.

Përditësimet e fundit vijnë nga kolegu dhe gazetari i njohur i besimit kuqezi Carlo Pellegatti, i cili ka ndarë detaje të rëndësishme në kanalin e tij YouTube, duke zbuluar për të gjithë tifozët Rossonerë lëvizjet e mundshme të të ardhmes së afërt që janë të lidhura ngushtësisht me investitorë ndërkombëtarë.

Projekti i ri

Pra, sipas Pellegatti, Gerry Cardinale po punon për një Newco sportive prej 7 miliardë dollarësh, e cila do të përfshinte AC Milanin dhe markën Yankees, duke e çuar klubin Rossoner në një kontekst ndërkombëtar shumë prestigjioz.

“Risia këtu është se Cardinale dëshiron ta mbyllë këtë operacion brenda dhjetorit”, ka zbuluar Pellegatti, duke nenvizuar se asetet e Milanit do të vazhdojnë të menaxhohen drejtpërdrejt nga pronari aktual.

Operacioni do të përfshinte një rritje kapitali midis 1.5 deri në 2 miliardësh, pjesërisht të destinuar për Steinbrenners dhe pjesën tjetër të rezervuar për AC Milan për të likuiduar fondin Elliot dhe për të financuar bazat e stadiumit të ri.

Te Milani mund të ndryshojë gjithçka

Aseti i menaxhimit të ri do të përfshinte Adriano Gallianin si zëvendës president dhe drejtues futbollistik të projektit, një bord të përbërë nga figura amerikane të përzgjedhura nga RedBird dhe një administrator të deleguar italian.

Pellegatti shton se: “Më kanë thënë se është një bord që do të më entuziasmonte, pra, shumë i rëndësishëm”.

Një zhvillim shumë i rëndësishëm ka të bëjë edhe me Massimo Calvellin, ish administratorin e deleguar të shoqatës së tenistëve profesionistë, i identifikuar nga Cardinale si figura ideale për të përfaqësuar Newco në Itali dhe për të siguruar vijimësinë menaxheriale dhe cilësinë operative.

Stabilitet ekonomik

Nëse konfirmohen, këto lëvizje shënojnë një tranzicion historik për Milanin, i cili do të mjaftohej thjesht me një rritjeje kapitali, por do të bëhej pjesë e një strategjie globale që do të bashkonte markat sportive ikonike.

Operacioni mund të garantojë stabilitet financiar, fonde për infrastrukturën dhe një përforcim të strukturës drejtuese.

…dhe një vizion ndërkombëtar për të ardhmen

Integrimi i figurave si Galliani dhe Calvelli do të mundësonte ruajtjen e klubit me traditën e tij, por gjithësesi, duke i hapur derën një menaxhimi ndërkombëtar të nivelit të lartë.

Mbetët për të parë nëse do të ketë një përshpejtim muajt e ardhshëm.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article