Cardinale, kush e ka parë? Gimenez, është momenti yt. Rrugës, përgjigjet…

Milanistat
3 Min Read

Arkivuar pushimi prej kombëtareve, për Milanin kthehet kampionati dhe do të nisë momenti i përgjigjeve. Kalendari përpara pushimit të ardhshëm nuk është aspak i lehtë: sonte Bolonja, të shtunën transferta në Udine, pastaj Napoli në shtëpi dhe Juventusi në transfertë.

Ndeshje që, përsa i përket përgjigjeve, do të na tregojnë shumë për shanset reale të kësaj skuadre në kampionat. Me merkaton e mbyllur, me disa zhgënjime në fund, Massimiliano Allegri është i thirrur të bëjë diferencën në fushë.

Nuk ka në dorë skuadrën më të fortë të kampionatit, por ka në dispozicion burimet për të siguruar një vend në Champions Leaguen e ardhshme. Deri më sot, bashkë me Interin, Napolin dhe Juventusin, bezdia përfaqësohet nga Roma e Gasperinit, që e ka nisur mirë sezonin. Skuadrat e tjera nuk duken se janë vërtetë kërcënuese për katër vendet e para.

Mungesa e Leaos, më e gjatë se sa pritej, është shumë e rëndë për Allegrin: e kemi parë vitet e fundit: është një Milan me portugezin dhe një tjetër Milan pa.

Një arsye më shumë për të konsideruar mungesën e rikthimit në formë të Nkunku dhe faktin që Pulisic dhe Gimenez po rikthehen nga kombëtaret e tyre respektive. Sidoqoftë, amerikani është gjithnjë një siguri, ndërsa për shumë, meksikani është një pikëpyetje.

Santi tani duhet ta ‘resetojë’ një verë të trazuar (për shkak të menaxhimit të dyshimtë nga krerët e klubit) dhe të rikthehet te golat e shumëpritur, diçka që e ia arriti më së miri, madje edhe si zëvendësues, këtë javë kundër Meksikës. Duhet t’i shfrytëzojë mundësitë që i dalin, pikërisht si kjo e sotmja në mbrëmje. Varet nga ai t’ia ndryshojë mendjen Allegrit, i cili e kishte në listën e largimeve që nga qershori.

Kjo javë ka qenë e mbushur me zëra mbi shitjen e mundshme të klubit nga ana e Cardinales.

Ndjesia është se diçka vërtetë mund të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm. Do të ishte i vetmi shpjegim i pjesshëm mbi heshtjen, në çdo rast të pajustifikueshme, të pronarit të Milanit.

I munguar prej një jete në skenat Rossonere. Si mundi të mos thoshte asgjë në fund të sezonit të kaluar katastrofik? Si mundi të mos shprehej as edhe në fillim të këtij? As dy rreshta për shtypin? As për trajnerin e ri? Apo, ndoshta duhet të themi për trajnerët e rinj, duke pasur parasysh se as për Conceicaon nuk u bë, madje as edhe një urim zyrtar mirëseardhjeje.

Heshtja klasike shurdhuese. Provë e mëtejshme, nëse do të nevojitej ndonjëherë, e papërshtatshmërisë totale për rolin. Dhe për të, në kuptimin pozitiv të gjësë, nuk flasin as faktet, që në fund të fundit janë më e rëndësishmja. Fatkeqësisht…

Share This Article
Pa Komente