Cardinale: Da ta bëj Milanin, si Liverpooli

Milani vëzhgon modelin Liverpul: shifra mbresëlënëse, një strategji e përsëritshme me përmasat e duhura. RedBird si pikë kontakti

Milanistat
3 Min Read

Krahasimi i Milanit me Liverpulin në këtë moment historik mund të hajë vend për diskututim, e megjithatë lidhja midis dy klubeve është konkrete. Pronësia e AC Milan, RedBird Capital Partners, është në fakt aksioner i pakicës te Liverpul përmes Fenway Sports Group (FSG), kompania që kontrollon si Reds ashtu edhe Boston Red Sox.

Modeli ekonomik i Liverpulit admirohet në të gjithë botën: në seksionin e sapombyllur të merkatos verore, Reds kanë shpenzuar 511 milionë euro, kundrejt të ardhurave nga shitjet prej më pak se 240 milionë eurosh, duke gjeneruar një diferencë prej 271 milionë eurosh. Një shifër mbresëlënëse po të krahasohet me bilancet e klubeve të Serie A, vazhdimisht në vështirësi.

Milan dhe Liverpul: dy botë përballë

Si është e mundur të investosh kaq shumë? Përgjigja qëndron te të ardhurat në hyrje: Liverpuli ka arkëtuar afërsisht 200 milionë euro nga të drejtat televizive dhe fitimi i Premier League, gati 350 milionë euro nga të ardhurat komerciale dhe 60 milionë të tjera falë marrëveshjes së re me Adidas. Por, këto shifra nuk përfshijnë as të ardhurat nga biletat, gjë që do t’i kishte rritur shumë më shumë shifrat.

Gjithashtu, vlen për t’u theksuar se verën e sapombyllur, Liverpool ka bërë një merkato pothuajse “me kosto zero”, me një diferencë prej vetëm 5 milionë eurosh. Fair Play Financiar llogaritet gjatë një periudhe trevjeçare dhe gjatë dy sezoneve të fundit, klubi anglez ka arkëtuar mbi 1.1 miliardë euro në të drejta televizive, çmime dhe të ardhura komerciale, duke i bërë relativisht të përballueshme shpenzimin e 271 milionë eurove në këtë dritare merkatoje.

Shifra prej Premier League, ambicie prej Serie A: Milani i RedBird

A do të mundë ndonjëherë Milani të arrijë nivelin ekonomik të Liverpool? Ndoshta jo, jo aq për shkak të prestigjit apo soliditetit të klubit, por më tepër për shkak të strukturave dhe rregullave të futbollit italian. Të drejtat televizive të Serie A vlejnë rreth një të tretën e atyre në Angli dhe të ardhurat nga dita e ndeshjes janë dukshëm më të ulëta. Sodoqoftë, kjo nuk do të thotë që Milani të mos frymëzohet nga modeli i Reds-ave: duke e përshtatur me mundësitë e tij, klubi Rossoner mund të ndjekë një strategji të ngjashme, pa pasur domosdoshmërisht nevojë të përsërisë shifrat monstruoze.

Sfida e Milanit dhe RedBird është ta transformojnë frymëzimin në strategji konkrete.

Share This Article
Pa Komente