Capello: “Nuk e kam parë kurrë të luajë kështu…”

Milanistat
2 Min Read

Nuk mund të ndodhte ndryshe. Ish trajneri i Milanit dhe i Juventusit, ka dhënë edhe ai mendimet e tij përpara ndeshjes së sotme në Torino midis Bianconerëve të Tudorit dhe Rossonerëve të Allegrit.

“Nga këndvështrimi im, ndeshjen në mesfushë duhet ta bëjë më shumë Milani, që ka edhe një mundësi të madhe duke pasur parasysh mungesat e të zotëve të shtëpisë.

Qoftë sepse Rossonerët kanë më shumë entuziazëm dhe më pak frikë, falë rezultateve të tyre të fundit, apo se Modric luan vetëm për njërën nga dy skuadrat.

Kroati, pavarësisht moshës së tij, është një mjeshtër. Dhe nuk i referohem vetëm aftësisë së tij me topin, por edhe dhe mbi të gjitha, leximit të situatave dhe të momenteve të lojës.

Një lojtar të tillë Juventusi nuk e ka. Për këtë arsye mendoj se është e natyrshme që do të jenë më shumë Rossonerët në kontroll të ndeshjes.

Tudor duhet t’u kërkojë anësorëve të të gjitha krahut ndihmë në mënyrë që të mos gjendet në inferioritet numerik apo të rrezikojë të ulet shumë.

Mesfusha e Milanit, për më tepër, ka një veçantësi: arrin të ruajë ekuilibrin, duke qenë edhe shumë e shpejtë në kundërsulme dhe vdekjeprurëse në ndërhyrjet e gjysmëanësorëve.

Dhe këtu duhet të hapim diskutimin për Rabiot. Francezi është një njohje e vjetër e Juventusit, por në Torino nuk e kam parë kurrë në nivelet aktuale.

Besoj se është thjesht në momentin më të mirë të karrierës së tij dhe për më tepër i galvanizuar nga fakti që është ishi i rradhës.

Rabiot dhe Fofana (edhe pse ky i fundit duhet të përmirësohet në fazën e gjuajtjes…) kanë aftësinë të vrapojnë në hapësirë dhe Juve ka treguar se e vuan këtë aftësi të veçantë karakterisike të mesfushorëve kundërshtarë”.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente