Në pesë ditë, Milani ka mbyllur dy nga çështjet më të rëndësishme që i takonin; çiftin Drejtorit Sportiv-trajner me eksperiencë, duke vënë nën kontratë së pari Igli Tare-n, e më pas Massimiliano Allegri-n. Dy gjeste që ishin thjesht të duhurat pas sezonit të fundit në të cilin gabimet e bëra mal, një vit më parë, patën ardhur pikërisht mbi vendimet (apo jovendimet në rastin e rolit të Drejtorit Sportiv) e mbërritura nga Casa Milan për këto dy role. Për të komentuar fillimin e një epoke të re të Rossonerëve, ka menduar një ish i madh si Fabio Capello i cili i ka ndarë mendimet e tij në Gazzetta dello Sport.
Sipas Capellos: “Është e qartë se një dorë Allegrit duhet t’i vijë edhe nga merkato. Reparti ku duhet të ndërhyhet me më emerrgjencë është mbrojtja. Pjesa tjetër do të varet nga shitjet. Lexoj për City-n në presing mbi Reijnders, mbi një që nuk do ta shisja kurrë, por në futbollin e sotëm e di mirë se si shkojnë gjërat. Gjëja e rëndësishme është se tani ekziston një zinxhir i mirëpërcaktuar vendimmarrjeje. Tare dhe Allegri duhet të diskutojnë dhe të bien dakord mbi zgjedhjet teknike, ndërsa Furlanit i takon detyra e ratfikimit të një blerjeje duke peshuar aspektin ekonomik: nuk duhet të futet në konsiderata teknike dhe t’i lërë ato në dorë të Iglit dhe Maxit“.