Pas tetëmbëdhjetë vjetësh largohet nga Milani. Në këto orë të fundit të merkatos, mbrojtësi dhe kapiteni kuqezi mori një ofertë nga Bolonja dhe së bashku me klubin vendosën ta pranojnë. Për të nuk ka pasur më vend që nga vera e kaluar kur grupi i punës vendosi të shpenzonte 20 milionë për të blerë Emerson Royal. Dhe tani, këtë janar, ka ardhur edhe Kyle Walker. Për më tepër, me Sergio Conceicao, humbi edhe shiritin e kapitenit dhe pas pesë muajsh do t’i skadonte kontrata.
Për këtë arsye, mundësia për të shkuar në Bolonjë nuk mund të humbiste dhe me të drejtë zgjodhi të shkonte atje ku mund të gjente sërish hapësirë si protagonist. Mëngjesin e sotëm, Calabria pati publikuar edhe një foto në Instagram: Milanello në imazh, dy topa kuqezinj dhe shenja e pafundësisë. Pak minuta më parë u largua nga Milanello për t’u nisur drejt Bolonjës ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të firmosë kontratën.
Calabria në largim nga Milanello: “I uroj të gjithëve më të mirën”
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Teksa po largohej, ai u kap nga gazetarët e pranishëm dhe dha deklaratat e fundit si milanist: “Është e vështirë, do të më mungojë gjithçka që kam përjetuar këtu. Çdo kujtim do ta mbaj me vete përgjithmonë. Kanë qenë orë të vështira, është si kur ndahesh nga gruaja. Do të fillojë një kapitull i ri dhe i uroj të gjithëve më të mirat”. E gjithë kjo, siç shihet edhe nga pamjet e raportuara, me një emocion të dukshëm.
Gjatë 15 viteve të fundit ka përjetuar momente të vështira dhe momente të paharrueshme dhe për të, emocioni i këtyre orëve është i pashmangshëm, ndër të tjera edhe në prag të derbit ndaj Interit. Do të nisë një aventurë të re në Bolognën e Vincenzo Italianos, ku ndoshta do të gjejë sërish vendin si titullar. Por do të jetë gjithmonë një tifoz kuqezi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>