Bukuria e thjeshtësisë: Milani që rikthehet të sulmojë me krosime

Max Allegri i ka idetë e qarta: Milani i tij duhet të sulmojë duke shfrytëzuar maksimalisht çdo anë fushës dhe duke rritur numrin e krosimeve

Milanistat
2 Min Read

Janë dy indiciet pozitive që më së shumti dalin në pah nga fitorja në Kupën e Italisë kundër Barit, të dielën mbrëma. Pikë së pari, porta e paprekur, një shenjë shumë pozitive dhe domethënëse, pas një sezoni katastrofik, si ai që sapo përfundoi. Në këtë kuptim, i famshmi clean sheet është një lajm që duhet pritur me kënaqësi.

Është pastaj për t’u shënuar aspekti strukturor dhe manovrues. Ndalemi, veçanërisht, mbi golin e parë të shënuar nga Rossonerët, falë goditjes me kokë të Rafael Leaos, pas asistit nga e djathta të Fik Tomorit. Një gol i thjeshtë, për disa. Në fakt, kemi të bëjmë me një gol emblematik i kursit të ri milanist.

Më pak inkursione qendrore, më shumë krosime për Milanin

Më në fund, Milani ka rreshtur së përpjekuri për të arritur te goli përmes inkursioneve në rrugë qendrore. Skuadra e di shumë mirë se kundër mbrojtjeve të mbyllura, e vetmja mënyrë për t’i thyer është ajo e ngritjes së topit me krosime të sakta, duke mbushur zonën e penalltisë me shumë lojtarë. Siç ndodhi në rastin e golit të parë të Rossonerëve, pas një çerek ore të pjesës së parë. Një sinjal i rëndësishëm, që ia vlen të theksohet dhe të peshohet.

Massimiliano Allegri ka njohuri dhe eksperiencë të mjaftueshme në Serie A. Dhe e di shumë mirë se dhënia hapësirë për manovrën është zgjidhja më e mirë për t’i zhbllokuar ndeshjet shumë të mbyllura. Ndoshta, puristëve të lojës mund të mos u pëlqejë veçanërisht ky stil loje; megjithatë, konkretësia e Allegrit është një aset i rëndësishëm për këtë skuadër pas një sezoni të fundit të dështuar.

Nuk ka te Max Allegri ekzaltim për një stil loje të paracaktuar, por më tepër një elozh për thjeshtësinë. Dhe ndoshta edhe të realizmit dhe pragmatizmit.

Share This Article
Pa Komente