MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Bravo Rreshter
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Bravo Rreshter

By
Milanistat
24.04.2025
5 Min Read
Share
SHARE

Duhet të luftojë çdo ditë sepse është fajtor që ka qenë trajner i Milanit dhe se ka fituar Superkupën përballë tyre

Pas ndeshjes së mbrëmshme, në të cilën dërrmuam Interin, është arritur një nivel i ri ndërgjegjësimi: është Inzaghi ai që vendos se sa dhe nëse do të japë kohë shtesë në një derbi.

Kjo gjë ma heq trurin: qenë bërë 10 zëvendësime, shumë humbje kohe, faulle, etj, etj,. dhe arbitri Doveri duhet të jepte të paktën 5 minuta shtesë; por Inzaghi ishte kundër (rreziku për të pësuar edhe nja dy të tjerë ishte më shumë se konkret) ndaj nuk ndodhi asgjë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

E papranueshme.

Mund të shkoj kundër rrymës, por Conçeicao po më pëlqen. Është i vërtetë, sigurisht nuk është një top, por e vlerësoj shumë për angazhimin që jep në misionin e tij, në punën e tij; shihet kujdeset shumë dhe e aplikon me entuziazëm dhe shumë përkushtim. Ashtu siç është po aq e vërtetë që vuan kur ne nuk luajmë siç kërkon ai, kur mundemi dhe kur performanca është nën nivel.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Dhe është e qartë për të gjithë se me çfarë duhet të përballet çdo ditë: pikëpyetjet mbi të ardhmen, komente aspak dashamirëse, paqartësi, pak konsideratë nga shtypi, nga specialistët e madje edhe nga tifozët e tij mosmirënjohës.

Është përherë në llogore dhe ka të drejtë kur akuzon se është në shënjestër që nga Superkupa e këtej; faji i tij më i madh ishte pikërisht ai që kishte fituar kupën në dëm të të rekomanduarve të parashkruar. Dhe duhej ta bënin të paguante në një mënyrë a një tjetër, duke ia minuar siguritë e pakta të këtij sezoni, duke e tallur, duke e lodhur me intervista të tmerrshme, madje edhe duke e poshtëruar.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Mirëpo, nga ana tjetër Rreshteri Serxhi ka guxim; dje në mbrëmje kush nuk komentoi me ironi pas leximit të formacioneve zyrtare: “E patëm vënë në vështirësi Interin, nëpërmjet një taktike precize, përse tani ndryshon modulin?”.

Rezultati: 3-0 për ne dhe finalja e Coppa Italia e arritur.

Dhe do të jetë shumë e vështirë, kundër Bolonjës; emilianët janë në formë të mirë, luajnë mirë, thuajse përmendësh dhe janë të ekzaltuar për këtë moment historik të arritur pas 51 vjetësh.

Për më tepër, janë gati të luftojnë me Juventusin dhe romanet për një vend në Champions League, ndoshta duke përsëritur kualifikimin historik të sezonit të kaluar.

E vërtetë që nuk është ende zyrtare, por një Empoli që përmbys humbjen 3-0 të ndeshjes së parë askush s’e beson, as tifozët më të zjarrtë toskanë, të jemi seriozë.

Të dielën në drekë do të jemi në skenë në stadiumin Penzo, në Venecia; venetët po luftojnë në fund të tabelës, por janë duke u rikuperuar dhe, midis skuadrave që luftojnë për të shmangur rënien nga kategoria, janë të vetmet që luajnë futboll dhe e luajnë mirë madje.

Në Venecia, në kampionat, kemi zhvilluar 14 ndeshje: 8 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. Ndeshja e fundit daton më 2022 dhe përfundoi 3-0 në favorin tonë (Ibra dhe një dygolësh nga Theo); humbja e fundit daton 25 vjet më parë, 0-1 (gol nga Pippo Maniero; ishte një Venezia e bukur, që kishte në gjirin e saj: Cardone, Bilica, N’Gotty, Carnasciali, Berg, Volpi, Maniero dhe Ganz. Trajneri ishte Francesco Oddo). Për të gjetur barazimin e fundit, duhet të kthehemi 78 vjet pas, në 4 maj 1947: 1-1 (për ne shënoi Carapellese).

Kale ndari që na pret tani është si vijon: Venecia, Xhenova, në shtëpi kundër Bolonjës, më pas sërish në Bolonja për Kupën e Italisë dhe mund të qëndrojmë në Romë sepse pas 4 ditësh do të jetë Roma-Milan; Kampionati ynë i luhatshëm stentorian do të mbyllet me Monzën në shtëpi më 25 maj (afërsisht).

Fatkeqësisht, teksa kaloj përpara syve pasqyrën e shtypit, nuk shoh asgjë për takimin e Furlanit dhe Igli Tares, i dyti apo i treti në rradhë. Çfarë nuk e bind Giorgion? Çfarë ka që nuk shkon tek Iglit? Pse këto hezitime?

Përse është kaq e vështirë t’i bashkohesh grupit të punës kuqezi?

Edhe në Scientologji nuk hasen vështirësi të tilla…

P.S.= Interi i djeshëm më bëri përshtypje shumë të keqe; nuk kanë më shumë se 40/45 minuta në këmbë dhe kokë. Të panjohshëm.

Por, kujt i bëhet vonë; Forza Milan, gjithmonë dhe përgjithmonë!

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
TAGGED:BergBilicaBolognaCarapelleseCardoneCarnascialiChampions LeagueCoppa ItaliaEmpoliFilipo InzaghiForza MilanFrancesco OddoFurlaniGanzGenoaIbraIgli TareInterJuventusKupa e ItalisëManieroMilanMonzaN'GottyPippo ManieroRomaScientologjiSergio Conceiçaostadiumi PenzoSuperkupaTheoVeneciaVolpi
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?