Pavarësisht se nuk është bërë ende goditja e madhe, të gjitha lajmet që rrjedhin nga casa Milan tregojnë se njerëzit e merkatos rossonere po shfaqen shumë aktiv në këtë dritare të merkatos verore, me objektivin e qartë për të përforcuar skuadrën, sidomos në repartin ofensiv. Drejtuesit e klubit Rossoner janë të vendosur që të sjellin në “San Siro” një qendërsulmues me profilin e duhur – një lojtar që garanton gola dhe konsistencë, për ta rikthyer ekipin në majat e futbollit italian dhe evropian.
Jo një, janë dy objektivat konkretë
Në listën e objektivave konkretë të Milanit gjatë orëve të fundit po marrin kuotë mbi të gjitha dy emra të rinj, por me potencial të madh. Sipas zbulimeve të kolegëve të portalit të njohur spanjoll të specializuar në merkato, TodoFichajes, por edhe nga burime të ndryshme angleze, bëhet fjalë për:
- Mika Biereth, sulmuesi i ri që ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse në kampionatin holandez. Kartoni i djaloshit vlerësohet në rreth 25 milionë euro dhe profili i tij përputhet me kërkesat e Allegrit, i cili kërkon një sulmues të fortë fizikisht, me nuhatje të fortë golit dhe që përshtatet në skemat 4-4-3 dhe 4-2-3-1.
- Jonathan Burkardt, një tjetër emër që përflitet fort në ambientet milaniste. Lojtari i Mainz ka treguar cilësi në Bundesligë dhe konsiderohet një nga sulmuesit më premtues të gjeneratër së re të futbollit gjerman. Çmimi i tij është pak më i lartë, rreth 30 milionë euro, por Milani duket se do të ishte i gatshëm për ta bërë një investim të tillë të rëndësishëm mbi një profil që shumë shpejt mund të bëhet edhe lider i repartit ofensiv.
Strategjia e Milanit: Jo vetëm për sot, investim edhe për të ardhmen
Drejtuesit sportivë të Milanit, në krye me drejtorin e ri sportiv dhe me ndihmën e skautëve që kanë analizuar tregun europian në detaje, po përqendrohen në lojtarë të rinj, të uritur për sukses dhe me potencial për të shpërthyer në Serie A. Kjo strategji është në përputhje me filozofinë e klubit në vitet e fundit: investime të zgjuara në talente që mund të rriten në “Casa Milan”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Lëvizjet e pritshme në merkato
Përveç afrimit të një qendërsulmuesi, Milani pritet të ndërmarrë edhe disa lëvizje të tjera gjatë kësaj merkatoje:
- Shitje e mundshme e njërit prej sulmuesve aktualë, për të liruar vend dhe buxhet për afrimin e ri.
- Përforcime në mesfushë, veçanërisht në rolin e mesfushorit shkatërrues pas largimit të Tijjani Reijinders, njërit prej lojtarëve më të dashur të tifozerisë kuqezi i cili vetëm pak ditë më parë u shit te Manchester City për vlerën e përgjithshme të 72 milionë eurove përfshirë bonuset.
- Një titullar për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi disa emra aktualë nuk kanë bindur plotësisht në sezonin e kaluar.
Milan është në një fazë të rëndësishme rikonstruksioni dhe merkatoja verore do të jetë kyçe për të ndërtuar një skuadër konkurruese. Emra si Biereth dhe Burkardt tregojnë qartë drejtimin që po ndjek klubi – lojtarë të rinj, të talentuar dhe me të ardhme të ndritur. Tifozët Rossonerë mund të presin një verë intensive, me shumë zhvillime interesante në horizont.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>