Milani vazhdon të lëvizë në merkato, duke kërkuar edhe një blerje tjetër të fortë në sulm, në gjendje për të sjellë peshë dhe prezencë në zonën e penalltisë.
Pavarësisht ardhjes së Christopher Nkunku nga Chelsea, lojtar ky i pajisur me teknikë dhe shkathtësi të madhe, klubi vazhdon të jetë në kërkim të një qendërsulmuesi të pastër, dikë që mund të plotësojë ose të veprojë si një alternativë e Santiago Gimenez, aktualisht bomberi i vetëm në skuadër.
Gjatë verës, kanë qenë të shumtë emrat e afruar me klubin e Rossonerëve, por asnjë blerje nuk është konkretizuar ende. Objektivi është i qartë: t’i ofrohet Allegrit një mundësi konkrete për të rritur forcën sulmuese dhe për të ndryshuar sistemin e lojës.
Ndërkohë, gjatë këtyre orëve të fundit, janë intensifikuar bisedimet mbi Artem Dovbyk, sulmuesin ukrainas, aktualisht është në pronësi të Romës. Klubi roman, i drejtuar nga Gasperini, nuk duket se e konsideron Dovbyk një lojtar të rëndësishëm në projektin e tij, duke i hapur kështu derën një transferimi të mundshëm të sulmuesit.
Siç raportohet nga kolegu dhe eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio në profilin e tij X, Roma mund ta marrë në konsideratë një huazim me kusht që të gjejë një zëvendësues të përshtatshëm. “Milani mund ta provojë për Dovbyk, i cili nuk është i lidhur me ndonjë akord shkëmbimi me Gimenez, që nuk hapet për largim. Roma mund të hapet për huazimin nëse gjen një zëvendësues”, ka shkruar kolegu gazetar, duke konfirmuar interesin e Rossonerëve për sulmuesin.
Këto zhvillime mund t’i japin një shtysë të re një negociate që, deri më tani, ka dhënë pak rezultate konkrete, por sidoqoftë mbetet e hapur.
Lëvizjet e ardhshme të Milanit në merkato
Ndërkohë, Milani po përgatitet të përballojë ndeshjen e rradhës me dëshirën për të konsoliduar skuadrën. Kërkimi për një qendërsulmues vazhdon dhe klubi është gati t’i vlerësojë të gjitha mundësitë që mund të përforcojnë ekipin.
Merkato po i afrohet kulmit të saj dhe çdo lëvizje mund të ndikojë mbi asetin final të Rossonerëve. Allegri ka nën urdhëra një skuadër konkurruese dhe të plotë, e vetëdijshme për vështirësitë fillestare, por e vendosur për të luftuar në të gjithë frontet.
Me Nkunkun tashmë në Milano dhe Dovbyk një objektiv të mundshëm, Rossonerët po përpiqen të ndërtojnë një sulm të aftë për të konkurruar në nivelet më të larta. Sezoni është i gjatë, por kohë për të zgjedhur përforcimet e duhura ka edhe pak.